Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03 – 20.04)
Puna: Ju mungon konkurrenca, por obligimet megjithatë po pësojnë, sepse nuk i jeni përkushtuar mjaftueshëm asaj që aktualisht po bëni. Mendoj që jeni larg, sepse po planifikoni aktivitete në të cilat realizimet do t’i prisni ende. Po, është i domosdoshëm plani i hollësishëm, mirëpo ai nuk nënkupton jetë në kohën e ardhshme, me ç’rast po dështoni çdo shans që takuptoni në mënyrë cilësore të tashmen.
Shëndeti: Dhembje të sinuseve.
Dashuria: Jeni të ngarkuar me analizën e disa situatave të cilat kanë ndodhur në të kaluarën. Heshtja juaj po ia prish humorin personit të dashur. Zgjohuni, nuk është koha e duhur për sprova. Për shkak të mungesës së komunikimeve, një mosmarrëveshje e vogël kërcënon që të komplikohet për një kohë të gjatë.
DEMI (21.04 – 21.05)
Puna: Java fillon me tension të lartë dhe me ndryshim të vrullshëm të situatës në të gjitha fushat. Nga njëra anë keni eprorët tuaj, ndërkaq nga ana tjetër ata të cilët, sipas hierarkisë, janë në pozita më të ulëta se ju dhe presin veprimin tuaj. Nuk ka mënyrë që të shpikni zgjidhje me të cilën të gjithë personat të jenë të kënaqur. Me luhatje të panevojshme po humbni energjinë, sepse çfarëdo që të zgjidhni dikush do të hidhërohet.
Shëndeti: Kujdes nga alergjitë.
Dashuria: Lëshimet të cilat i keni bërë në të kaluarën do t’i shqyrtoni sërish, sepse ju duket që po vuani shumë. Po ju huton personi i dashur, po ju duket sikur ai është dikush të cilin fare nuk e njihni. Një lëvizje pozitive në marrëdhëniet tuaja është shkaktuar me ndryshime krejtësisht të reja të cilat po jua dërgon qielli.
BINJAKËT (22.05 – 21.06)
Puna: Për këtë periudhë lehtë keni planifikuar shumë gjëra, jini të gatshëm të lini për më vonë shumicën e aktiviteteve. Keni mbivlerësuar mundësitë tuaja, pra, deshët ju apo jo, do të jeni të detyruar që një pjesë të përgjegjësive t’ua kaloni bashkëpunëtorëve të afërt. Ndoshta zgjidhja më e mirë është që të bëni një pushim të vogël në mënyrë që me themel të ideoni në cilën mënyrë të organizoheni.
Shëndeti: Probleme me fytin.
Dashuria: Duket që më herët diçka nuk ka qenë sipas dëshirës suaj, mirëpo kur gjërat kanë lëvizur asht siç keni dëshiruar, keni humbur interesimin. Personit të dashur nuk i është e qartë humori juaj i ndryshueshëm, nuk po di si t’ju përshtatet. Bëhuni të sinqertë, thoni qartë çfarë ju mundon dhe çfarë dëshironi dhe njëherësh respektoni nevojat e palës tjetër.
GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna: Rrethanat po ju detyrojnë të merrni vendimin për të cilin e dini që patjetër duhet të ndodhë, mirëpo të cilit njëherësh edhe i frikësoheni. Po e kuptoni tepër seriozisht këtë moment, sikur që pastaj nuk ka kthim prapa. Kjo nuk është reale, shumë shpejt do ta kuptoni që ajo që në këtë periudhë ju ka dukur si e pashmangshme, në të vërtetë, nuk është objektive. Mos i ekzagjeroni problemet.
Shëndeti: Kujdes nga viruset.
Dashuria: Nëse injoroni humorin e keq, do ta kuptoni që për shoqërim dhe biseda të këndshme dhe cilësore nuk është e nevojshme shuma e madhe e parave. Nga ana tjetër, jeni nën tension për shkak të presionit të personit të dashur i cili, këto ditë, ka humor të ndryshueshëm dhe për ju deri në fund i pakëndshëm.
LUANI (23.07 – 22.08)
Puna: Ju ka përfshirë një padurim i madh, çdo gjë do të dëshironit ta përfundonit tani përnjëherë. Derisa kështu shpenzoni kohë pa nevojë dhe nevrikoseni, koha kalon, ndërkaq asgjë nuk arrihet. Tensioni dhe pritja kërcënojnë të përshkallëzojnë në formë të reaksionit impulsiv me të cilin do të shkatërroni çdo gjë që deri tani keni ndërtuar. Bëni durim në mënyrë që të shmangni komplikimet e mundshme.
Shëndeti: Dhembje koke.
Dashuria: Si në punë po ashtu edhe në dashuri, këto ditë po ju mundon hezitimi. Nëse tensionin tuaj do ta kaloni te partneri, ekziston shansi i madh që kriza të përshkallëzohet. Reagimi i personit të dashur mund të jetë tepër i pakëndshëm. Miqtë e afërm mund t’ju ndihmojnë në gjithçka, nëse u besoni atyre.
VIRGJËRESHA (23.08 – 22.09)
Puna: Punët po grumbullohen, ndërsa ju gjithnjë e më dobët po gjendeni. Edhe pse po avanconi në vendin ku gjendeni, nuk është e mjaftueshme për t’ju motivuar që të angazhoheni edhe më shumë. E gjithë ajo që tani po ju ndodh nuk është e rastësishme, nga ndonjë arsye është me rëndësi sepse do t’ju nevojitet në të ardhmen. Bëhuni ndaj të gjithëve të sjellshëm sepse nuk e dini se për çfarë do t’ju nevojitet ndokush.
Shëndeti: Probleme me tretjen.
Dashuria: Personi i dashur ka humor të ndryshueshëm, keni përshtypjen që me qëllim po ju vë në sprovë. Nëse këto ditë filloni biseda serioze, mund t’ju ndodhë që në afekt të thoni edhe diçka që keni planifikuar ta heshtni. Për pakënaqësitë tuaja aktualisht nuk ka ilaç, bëhuni të durueshëm.
PESHORJA (23.09 – 22.10)
Puna: Disa gjëra nuk po zhvillohen në tempin e dëshiruar. Derisa prisni që diçka të lëvizet po humbini kohën e vlefshme, andaj po ju ikin gjasat të cilat janë më të sigurta, por ndoshta edhe më përfituese nga ato të cilat i keni menduar. Ju hapet shansi që të filloni diç të re gjë që do t’ju shpaguhet shumëfish, reagoni shpejt dhe pa u hamendur, në mënyrë që e gjithë puna të mos dështojë, , transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Rraskapitje.
Dashuria: Po ndërprisni komunikimin me personin e dashur, sepse kështu ju duket më mirë. Shmangia e bisedave nuk çon në zgjidhje, përkundrazi. Shmangia thellon edhe më shumë problemin dhe i komplikon marrëdhëniet. Pa marrë parasysh pakënaqësinë, merrni iniciativën dhe zgjidhni çështjen deri në fund.
AKREPI (23.10 – 22.11)
Puna: Jeni të vetëdijshëm që në periudhën e ardhshme shumëçka do të ndryshojë, andaj pritja dhe pasiguria po ju lodhin shumë. Mund t’i ndihmoni vetes nëse përqendroheni në atë që është aktuale dhe mos mendoni në diçka që ende nuk ka ndodhur. Mund të prisni shumë shanse dhe njohje me një person më të ri, i cili ka mënyra që profesionalisht t’ju ndihmojë.
Shëndeti: Dhembje e shpinës.
Dashuria: Midis personit të dashur dhe juve po mbisundon një heshtje. Juve ju duket që partneri po sillet në mënyrë egoiste dhe me padurim. Romantika juaj, këto ditë, po pëson goditje, sepse rrethanat po ju detyrojnë që situatën ta shikoni në mënyrë reale. Mos humbni shpresën, kjo periudhë është afatshkurtër dhe kalimtare.
SHIGJETARI (23.11 – 21.12)
Puna: Mund të llogarisni në përkrahje të miqve, sepse në periudhën e kaluar me angazhimin dhe sakrificën tuaj e keni merituar këtë nga ata. Ju pret nënshkrimi i një kontrate të rëndësishme, e cila ju bën me dije që karriera juaj po ecën në drejtimin e duhur. Krahas me këtë ju mundojnë veprimet e këqija të bashkëpunëtorëve të caktuar, prandaj, nëse festoni fitoren e vogël, njëherësh jeni edhe të lënduar.
Shëndeti: Ftohje.
Dashuria: Po ofrohet fundi i një faze. Personi i dashur është i gatshëm për ndryshime të konsiderueshme, ndërkaq ju po silleni sikur këtë nuk po e vëreni. Pak kujdes dhe durim mund të freskojnë lidhjen e cila ka rënë në krizë. Një pushim i shkurtër dhe një udhëtim i përbashkët do të freskojë lidhjen dhe do t’ju rikujtojë juve që, në vend të parë, njëri-tjetrit i jeni mik.
BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna: Në ditët e ardhshme është e mundshme një ofertë për partneritet me një person i cili po hyn në jetën tuaj si dikush i cili dëshiron t’ju mësojë diçka. Ideja ju duket e dyshimtë, sepse çdo gjë është shumë mirë për të qenë reale. Pa marrë parasysh që personi i cili ju imponohet nuk ka qëllime të këqija, plani i tij nuk është mjaftueshëm i sigurt për të hyrë me nguti dhe pa u menduar mirë në atë aventurë.
Shëndeti: Probleme me lukthin.
Dashuria: Pakënaqësia në planin dashuror kërcënon të bëhet shkaku i konfliktit serioz midis personit të dashur dhe juve. Mos u bëni tepër i rreptë, sepse të dy jeni fajtorë. Shkaku qëndron në atë që injoroni çdo rast që me bisedë të sinqertë t’i sqaroni dilemat të cilat ju mundojnë.
UJORI (21.01 – 19.02)
Puna: Java është e shënuar me lajme të rëndësishme. Idenë të cilën e keni pasur, por e cila ka të bëjë me ambiciet tuaja, përfundimisht po bëhet e qartë dhe e realizueshme. Jeni të kënaqur, por rrethit tuaj mund t’u dukeni tepër arrogant, sepse ata nuk e kuptojnë që ju në atë mënyrë shfaqni humor të mirë. Për t’i shmangur mosmarrëveshjet e tilla, bëhuni të sinqertë në çdo komunikim.
Shëndeti: Kontrolloni hormonet.
Dashuria: Si edhe përherë, problemi juaj më i madh është padurimi. Thjesht, ju më tepër nuk mund të prisni. Lajm i lumtur është që nuk do të vuani edhe gjatë, ndryshimet arrijnë në të ardhmen e afërt, mirëpo mund të jenë të pakëndshme. Qëndroni të qetë dhe mos nxirrni konkluzione tepër herët, sepse mund të jenë të gabuara.
PESHQIT (20.02 – 20.03)
Puna: Nuk keni dilemë se cila është zgjidhja e duhur e diçkaje, e cila jo. Ju nevrikosin kolegët, sepse nuk kuptojnë se çfarë ndodh në ambientin e punës. Pa nevojë vetvetes po ia prishni humorin, sepse po merreni me marrëdhëniet njerëzore, të cilat për afarizmin tuaj nuk janë të rëndësishme. Janë të mundshme shpenzime të papritura. Me kohë përgatituni për strategjinë e cila do t’ju ndihmojë që çdo gjë ta paguani me kohë.
Shëndeti: Probleme me këmbët.
Dashuria: Është koha që t’i përshtateni personit të dashur. Nuk jeni të gatshëm për kompromise, sepse i përjetoni si disfatë. Çfarëdo që të mendoni këto ditë mos harroni që është partneri juaj, si edhe ju, person me nevojat e veta dhe që ndonjëherë është e domosdoshme të lëshohet pe, madje edhe kur nuk ka të drejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Rreth maceve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj