LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës 12 pacientë me coronavirus në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës 12 pacientë me coronavirus në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 55 pacientë me COVID-19.

Saç njoftojnë nga Spitali 30 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 12 të tjera në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile dhe pesë të tjerë tashmë janë shëruar.


“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 5 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit . Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. 30 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, njofton Spitali i Pejës.

Kurse nga personeli i spitalit po trajtohen 5 mjek, 13 infermierë dhe 2 punëtorë nga personeli jo mjekësorë. /Telegrafi/