LAJMI I FUNDIT:

58 vjet nga vdekja e ikonës së bukurisë, fotot e rralla të Marilyn Monroe që nuk i keni parë kurrë

58 vjet nga vdekja e ikonës së bukurisë, fotot e rralla të Marilyn Monroe që nuk i keni parë kurrë

Plot 58 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, ikona e bukurisë që vazhdon të mbetet një prej personazheve më të pakonkurreshme të të gjitha kohëve në Hollywood

Gjatë gjithë jetës së saj relativisht të shkurtër, Marilyn Monroe luftoi me çmimin e suksesit. Megjithëse filmat e yllit të Hollywood-it, siç është raportuar, kanë grumbulluar 200 milionë dollarë fitime, Monroe pësoi shumë humbje profesionale dhe personale.

Në një artikull të fundit me rastin e 58-vjetorit të vdekjes, Insider ka renditur plot 50 foto të rralla të aktores së famshme, që nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës, shoqëruar me trazirat e jetës personale, martesat, dështimet dhe, natyrisht, edhe jetën artistike.


Një portret i Marilyn Monroe, në studio, 6 muajshe, 1927

Marilyn Monroe lindi në vitin 1926 si Norma Jeane Mortenson dhe më vonë u pagëzua si Norma Jeane Baker, sipas biografisë.

E vlerësuar gjerësisht si një nga aktoret më të njohura të shekullit të 20-të, Monroe bëri histori gjatë gjithë viteve që jetoi. Ndikimi i saj është akoma i gjallë edhe sot e kësaj dite, pasi “logot” Monroe vazhdimisht shiten me çmime të larta në ankande në të gjithë botën.

Gladys Baker, e ëma, duke mbajtur në krahë të bijën, Norma Jeane Baker (Marilyn Monroe), 1926

“Në një farë mënyre, ajo është më e njohur sot sesa ishte atëherë”,- citohet të ketë thënë Lawrence Schiller, fotograf dhe mik i Monroe, autor i “Marilyn & Me”.

Megjithëse një pjesë e madhe e jetës së saj private njihet gjerësisht – nga fëmijëria e saj e vështirë deri te martesat e trazuara – disa imazhe nga jeta private, larg kamerave, mund të mos i keni ndeshur.

Monroe, djathtas poshtë, 1929

Insider rendit një pjesë të mirë të historisë së aktores, referuar edhe biografisë së saj, dhe risjell edhe një herë në vëmendjen e lexuesve ndikimin absolut të ikonës së bukurisë në të gjitha kohët.

“The Misfits”

“The Misfits” ishte filmi i fundit i Monroe. Më 5 gusht, 1962, aktorja u nda nga jeta në rezidencën e saj në Los Angeles në moshën 36-vjeçare. Shkak i vdekjes u raportua mbidoza e drogës.

Monroe, 5 vjeç

/Class

Në trend Femra

Më shumë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Kalo në kategori