LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë sqaron vendimin për shfuqizim të udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave

Ministria e Shëndetësisë sqaron vendimin për shfuqizim të udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave

Ministria e Shëndetësisë , ka reaguar lidhur me reagimet publike rreth shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Shëndetësisë është zotuar se do t’i përkrahë farmacistët dhe rregullimin e tregut farmaceutik të Kosovës vetëm në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.

MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, Oda e Farmacistëve kërkon shkarkimin e Zemajt
Lexo po ashtu MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, Oda e Farmacistëve kërkon shkarkimin e Zemajt

Po ashtu në reagim thuhet se Ministria e Shëndetësisë është organ kompetent për hartimin e politikave dhe zbaton ligjet e një sistemi jo-diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor; vendos normativa dhe standarde dhe nxjerr udhëzime për sektorin e shëndetësisë.


Reagon Ismaili: Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave
Lexo po ashtu Reagon Ismaili: Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave

Ky është reagimi i plotë:

Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale ka rregulluar metodologjinë e përcaktimit të çmimit të produkteve duke u bazuar në shtetet referente në bazë të burimeve zyrtare.

Në mungesë të listave zyrtare nga shtetet referente, Komisioni për përcaktimin e çmimeve i ka përcaktuar çmimet duke u bazuar në lista jo zyrtare, pra në kundërshtim me dispozitat ligjore të këtij Udhëzimi administrativ. Po ashtu, ky UA ka imponuar tërheqjen e disa produkteve cilësore nga shtetet evropiane dhe botërore.

Sa i përket përcaktimit të çmimeve nga vendi i origjinës, dispozitat e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale kanë përcaktuar mënyra të ndryshme për metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve.

Sipas çështjeve të sipërshënuara të cekura në raportin e Komisionit të ankesave si shkallë e dytë përfundimtare në procedurë të përgjithshme administrative ky UA është i pa zbatueshëm.

Po ashtu, Departamenti ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë bazuar në raportin e Komisionit të ankesave ka propozuar që për këtë politikë të shqyrtohet mundësia e Koncept dokumentit për rregullimin e çmimit të barnave.

Për informim korrekt, ka adresuar kërkesën për inicimin e procedurës për vërtetimin e ekzistencës së konfliktit të interesit dhe pasojat e tij në Agjencinë kundër Korrupsion, duke pasur dyshim të arsyeshëm për konflikt interesi për dy anëtar të këtij komisioni, njëri që ka përfaqësuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe anëtari tjetër që ka përfaqësuar Odën e Farmacistëve të Kosovës në përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale, duke qenë se anëtari i OFK është pronar i qarkulluesit me pakicë dhe bashkëpronar i një qarkulluesi farmaceutik me shumicë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar kërkesë te Auditori i Përgjithshëm për rishikimin e rregullsisë së këtij procesi.

Ministria e Shëndetësisë me Vendim me nr. protokolli 05-4834 të dt. 04/08/2020 ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ, nr.02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale, i cili i hap rrugë që politika e përcaktimit të çmimeve të barnave të vihet në binar ligjor, të rregulloj sektorin farmaceutik në interes të popullatës dhe jo në shërbim të grupeve të interesit.

Ky Vendim e autorizon Sekretarin e Përgjithshëm të MSh që të ndërmarr veprimet në drejtim të hartimit të Koncept dokumentit për rregullimin e çmimit të barnave me qëllim të shmangies së pa barazisë, monopolit dhe jo kualitet – cilësi në tregun farmaceutik, i cili ka ndikim të konsiderueshëm social dhe ekonomik.

Ministri i Shëndetësisë zotohet se do t’i përkrah farmacistët dhe rregullimin e tregut farmaceutik të Kosovës vetëm në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Sipas nenit 8 të LIGJIT Nr. 04/L-125 PËR SHËNDETËSI, Ministria e Shëndetësisë është organ kompetent për hartimin e politikave dhe zbaton ligjet e një sistemi jo-diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor; vendos normativa dhe standarde dhe nxjerr udhëzime për sektorin e shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?

“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?

Politikë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori