LAJMI I FUNDIT:

Reagon Ismaili: Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave

Reagon Ismaili: Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave

Ish-ministri i Shëndetësisë, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Uran Ismaili ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin për shfuqizim të udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave, ku sipas tij ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave me çmime abuzive.

Ismaili e ka cilësuar akt kriminal shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave.


“Në kohën kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është e përqendruar te tmerri që po e shkakton pandemia, Ministri Armend Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave me çmime abuzive. Sot, ai paska shfuqizuar rregullativën që do të mundësonte ndalimin e plaçkitjes së qytetarëve dhe vetëm gjatë mandatit tim kurseu mbi 12 milionë euro në blerje të barnave”, shkruan Ismaili.

MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, Oda e Farmacistëve kërkon shkarkimin e Zemajt
Lexo po ashtu MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, Oda e Farmacistëve kërkon shkarkimin e Zemajt

Telegrafi ka siguruar vendimin e marrë nga Komisioni i ankesave, ku thuhet se “Shfuqizohet Udhëzimi Administrativ Nr.02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicianle.

Deputeti i PDK-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfuqizoj këtë vendim që është marrë.

“Kërkoj urgjentisht nga Qeveria që të shfuqizoj këtë vendimin që ka marrë dhe të tregojë se si është e mundur që në vend se ta luftojë pandeminë, po i lufton punët e mira dhe po rreshtohet krah për prah me krimin farmaceutik që na ka varfëruar çdo ditë”, shkruan Ismaili.

Postimi i plotë i Uran Ismailit në Facebook:

Në kohën kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është e përqendruar te tmerri që po e shkakton pandemia, Ministri Armend Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave me çmime abuzive.

Sot, ai paska shfuqizuar rregullativën që do të mundësonte ndalimin e plaçkitjes së qytetarëve dhe vetëm gjatë mandatit tim kurseu mbi 12 milionë euro në blerje të barnave.

Plaçkitësit dhe hajnat e krimit të organizuar që kanë përfituar miliona në kurriz të pacientëve të sëmurë, pra, po kthehen fuqishëm. Kjo është tejet tronditëse dhe për këtë duhet të mobilizohemi të gjithë ne kundër të keqes.

Shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave nga Ministri Zemaj është i barasvlefshëm me një akt kriminal.

Bashkë me Organizatën Botërorë të Shëndetësisë dhe qendrën e tyre për çmime referente kam punuar pa u ndalur për dy vjet rresht që të krijoj bazën ligjore që qytetarët tanë të mos paguajnë çmime shumëfish më të larta për barnat e njëjta.

Në mungesë të këtij dokumenti, për 20 vjet me radhë Republika e Kosovës ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët tanë janë rrjepur financiarisht duke shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit.

Në emër të pandemisë, larg syve të publikut, së pari lidhën kontrata me çmime abuzive, kurse tash po legalizohet korrupsioni me prishjen e një prej reformave më substanciale në historinë e shëndetësisë.

Para se ta nënshkruaja Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, Kosova dhe Bjellorusia ishin vendet e vetme në Evropë që nuk i kishin të rregulluara çmimet e barnave.

Udhëzimi do të ndalonte këdo që ofertonte me çmime më të larta se në treg. Për ta parandaluar çdo lloj abuzimi me çmime, udhëzimi parasheh krahasimin e çmimeve me vendet e rajonit – Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi – dhe nxjerrë një çmim të volitshëm për qytetarët. Rrjedhimisht, do të kishim çmime më të ulëta, më shumë barna, furnizim më të qëndrueshëm, kursim të buxhetit dhe jetë më të shëndetshme.

Kërkoj urgjentisht nga Qeveria që të shfuqizoj këtë vendimin që ka marrë dhe të tregojë se si është e mundur që në vend se ta luftojë pandeminë, po i lufton punët e mira dhe po rreshtohet krah për krah me krimin farmaceutik që na ka varfëruar çdo ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori