Bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha të hënën në Uashington se Prishtina e sheh rolin e Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm.
Hyseni, tha për Zërin e Amerikës, pas takimeve në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë se e ka marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim. Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke.
Koordinatori për dialogun u takua në Uashington me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin në Departamentit e Shtetit, Matthew Palmer dhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Ka një përkushtim të paluhatur në përkrahje të dialogut të filluar në Bruksel dhe një përkrahje të fuqishme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, sa i përket normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zoti Hyseni.
Vëzhguesit thonë se ka një mungesë bashkërendimi mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Por Hyseni tha se nga takimet në Uashington, kjo përshtypje rezulton e gabuar dhe se i është thënë pa ekuivokë se Uashingtoni e përkrah dialogun plotësisht.
“Do të shohim hapa konkretë të kyçjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, krahas Bashkimit Evropian”.
Në fund të qershorit, pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë për akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi, dështuan planet për një takim Kosovë-Serbi në Uashington.
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme. Hyseni, tha se ishte në kontakt me Ambasadorin Grenell dhe do të zhvillonte një bisedë telefonike me të, pasi ai ndodhej jashtë Uashingtonit. Por nuk përmendi data të mundshme.
“Ne po punojmë ngushtë me SHBA që procesi i normalizimit të ecë shpejt deri në njohje të plotë reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha ai.
Megjithëse, Serbia ka këmbëngulur se nuk do ta njohë Kosovën, Hyseni thotë se ndonjëherë në politikë thuhen gjëra që jo domosdoshmërisht përputhen me realitetin dhe njohja reciproke është një rezultat i pashmangshëm.
“Përndryshe nuk do të kishte kuptim, përndryshe duhet shpallur e dështuar çdo përpjekje, sepse unë e kam bindje të thellë dhe këtë linjë e kemi adoptuar në Kosovë”.
Ai tha se nuk mund të ketë marrëveshje për çështje të veçanta, pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme dhe të garantuar ndërkombëtarisht.
I pyetur se çfarë është e gatshme të ofrojë Kosova, ai thotë se ka hapësirë për zgjidhje pa e dëmtuar substancën, por në rrethanat e njohjes reciproke.
“Kur krijohet ajo barazia nga një pozicion krejtësisht i barabartë, Kosova dhe Serbia mund të zgjidhin të gjitha problemet”.
Hyseni i hodhi poshtë zërat që kanë shprehur shqetësimin se bisedimet po rrezikojnë të rrëshqasin në nivel teknik.
“Mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nuk ka asgjë teknike deri në përmbyllje të njohjes reciproke. Çdo gjë është skajshëm politike. Çdo gjë bart një dimension politik akut dhe ai dimension politik, akut duhet të adresohet dhe të zgjidhet ekskluzivisht në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes këtyre vendeve”, tha ai.
Emërimi i Hysenit në pozitën e koordinatorit ngjalli debate mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë dhe u shoqërua me kritika sipas së cilave Lidhja Demokratike e Kosovës, “po i privatizonte bisedimet”.
Ai e mohoi kategorikisht nocionin se LDK-ja synon të privatizojë këto bisedime dhe se kjo çështje nuk mund të ecë përpara pa një konsensus të shkallës së lartë brenda forcave politike në Kosovë.
“Unë do të vazhdoj të insistoj që në këtë proces të jenë të pranishëm të gjithë, Kam kontaktuar çdo lider politik pa përjashtim dhe do të vazhdoj të insistoj nga pozicioni im si koordinator për dialog, që të krijohet një trupë e të barabartëve”, tha ai./Voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës