Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e mbajtur sot është njoftuar për rastet më të reja pozitive me virus, ndërkohë që nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat anti-COVID, në mënyrë që të ulen rastet e infeksionit.
Ismajli, i cili tash e pesë muaj po udhëheq me operacionet në Gjilan, duke iu referuar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ka konfirmuar se nga 18 raste pozitive janë sot në Gjilan nga mostrat e punuara në 24 orët e fundit.
“Sot kemi edhe 18 raste të reja në Gjilan. Nga 526 raste pozitive sa ka Gjilani në periudhën e përballjes me pandeminë COVID-19, prej të cilëve 332 pacientë janë shëruar plotësisht, 177 raste aktive dhe nën monitorimin e vazhdueshëm dhe fatëkeqësisht 17 raste të vdekjes. 34 raste janë të hospitalizuar dhe sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e tyre është stabile. Jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 mostra që janë marrë ditën e sotme dhe gjatë uikendit”, ka deklaruar Ismajli.
Ai ka bartur gjithashtu shqetësimin e Komitetit të emergjencave për mosrespektimin e masave mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shtetit, për çka inspektorët në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës do të jenë në terren në vazhdimësi.
“Për të gjithë ata që nuk u zbatojnë rekomandimet e institucioneve të shtetit, paralajmërojmë se ekipet e inspektorëve në bashkëpunim me policinë të asistuar edhe nga ekipet shtesë nga niveli qendror, janë vazhdimisht në terren që do të shqiptojnë gjoba dhe instruksione në kuadër të mbrojtjes ndaj COVID-19 dhe ruajtjes së shëndetit”, ka njoftuar Ismajli.
Më tej, ai ka thënë se Komuna e Gjilanit është gardiane e mbështetjes së vazhdueshme të bizneseve në përgjithësi, gjatë gjithë kësaj periudhe të përballjes me virusin, mirëpo ka kërkuar mirëkuptimin e tyre që të jenë, po ashtu, kujdestare në respektimin e vazhdueshëm të masave mbrojtëse për ta ruajtur shëndetitn e përgjithshëm qytetarë.
“Lajmi i mirë është që pas inspektimit në terren, kemi vendosur që të hapen çerdhet dhe të gjitha janë të përgatitura edhe në zbatimin e masave mbrojtëse të parapara me rregullat e publikuara nga institucionet qendrore”, ka njoftuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City