Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive.
Në njoftimin për media të IKSHPK-së bëhet e ditur se numri total i rasteve pozitive është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 256 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.Të nderuar qytetarë!
IKSHPK thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.
Më tej, Instituti thekson se bartja e maskave mbetet obligative.
“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”.
“Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve! NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pacientët përfitojnë, farmacitë ankohen – Si po ndikon unifikimi i çmimeve të barnave në tregun farmaceutik?

Dy vrasjet që tronditën Vushtrrinë, a do të kenë efekt masat e ndërmarra nga komuna?

Osmani kujton masakrën në Abri të Epërme ku familja Muliqi humbi tetë anëtarë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Berisha uron Bajramin dhe bën premtimin: Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli në Drenas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler