LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës 78 pacientë me COVID-19, 17 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës 78 pacientë me COVID-19, 17 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 78 pacientë me COVID-19.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 38 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 24 pacientë janë shëruar.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 750 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.


Nga këta 72 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë vikendit kanë qenë 19 lindje, 16 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 19 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 13 operacione, ndërsa 330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,540 analiza. /Telegrafi/