Gjatë një vizite nëpër bizneset e komunës së Dragashit, kryeministri Avdullah Hoti the se qeveria e tij është e përkushtuar që t’i mbështesë prodhuesit vendor, veçmas pas krizës së shkaktuar nga pandemia.
Kryeministri Hoti tha se pas miratimit buxhetit të rishikuar tashmë kanë nis përgatitjet që të implementohet edhe Pako për Rimëkëmbje Ekonomike, në mënyrë që të përkrahen bizneset që janë të prekura nga COVID-19.
“Buxheti është miratuar në lexim të dytë dhe është miratuar edhe Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike. Ne tash kemi filluar punën dhe ministritë e resorëve të ekonomisë janë duke përgatitur krejt udhëzimet dhe vendimet e nevojshme në mënyrë që Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike ta shpërndajmë së më shpejt”, theksoi Hoti.
Pronari i një fabrike të mishit në Dragash, Burim Piraj ka thënë se pandemia i ka shkaktuar humbje të mëdha në investime dhe prodhim.
Piraj tha se me gjithë vështirësitë, po ia dalin që mos të largojnë asnjë punëtorë nga puna dhe t’i paguajnë tatimet ndaj shtetit.
“Diku 15 për qind më pak se pritjet që i kemi dhe po ashtu na janë stopuar investimet. Pra, pandemia na i ka shtyrë investimet që ishin dashur të bëhen në mars-prill. Por, po mundohemi me ia dalë. Asnjë punëtorë se ka humbur vendin e punës. Detyrimet e shtetit nuk kemi mundur me i paguar me rregull, mirë i kemi përmbushur”, theksoi Piraj.
Përveç virusit, ai tha se edhe mungesë e energjisë po i shkakton probleme të mëdha në prodhim.
Gjatë vizitës në këtë komunë, në fabrikën e tekstilit “Inversone”, kryeministri Hoti ka premtuar se shumë shpejt do të nis zbatimi i pakos emergjente fiskale ose masat për pagesat e punëtorëve dhe pagesat për qiratë e bizneseve.
Po ashtu, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha sesi MTI janë të përkushtuar të sigurojnë mbështetje për bizneset dhe prodhuesit vendor.
“Ne jemi në fazën e parë të vlerësimit të disa granteve për të cilat kanë aplikuar disa prej bizneseve të vogla dhe të mesme. Po ashtu përmes granteve me Bankën Botërore, sigurisht që do të kemi mundësinë t’i mbështesim bizneset si kjo dhe bizneset tjera, në mënyrë që kështu ta ndihmojmë vendin tonë. Kryeministri së bashku me neve e ka fokus mbështetjen e prodhuesve vendor”, tha Krasniqi.
Kryeministri po ashtu ka vizituar edhe fermerët e kësaj komune, ku premtoi mbështetje për ta. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025