LAJMI I FUNDIT:

Ministri Selimi: Shteti i së drejtës funksional, atëherë kur dinjiteti është bazë për të gjitha të drejtat tjera

Ministri Selimi: Shteti i së drejtës funksional, atëherë kur dinjiteti është bazë për të gjitha të drejtat tjera

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Sabri Bajgora dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi, sot kanë vizituar Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit me të burgosurit, ministri Selimi ka dëgjuar për së afërmi kërkesat e tyre, si dhe është informuar me gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet brenda Burgut të Sigurisë së Lartë.

“Kemi ardhur sot në vizitë, pikërisht në këtë ditë feste, e cila simbolizon bashkimin e njerëzve, solidaritetin dhe sakrificën, i shoqëruar edhe nga Kryeimami Bajgora, për të përçuar mesazhin tek të burgosurit se kryerja e dënimit dhe pendimi shkojnë krah njëra-tjetrës dhe janë pjesë të rehabilitimit të secilit kryes të veprës penale”, ka thënë Selimi.


Ministri po ashtu ka theksuar se autoriteti i shtetit të Kosovës buron nga Kushtetuta dhe Kushtetuta e parasheh dinjitetin si bazë për të gjitha të drejtat e njeriut.

“Të gjithë këta persona të cilët po i paguajnë borxhin shoqërisë për veprat e tyre penale, duhet t’i trajtojmë me dinjitet dhe duhet t’iu japim mundësi që ata ta kryejnë këtë borxh ashtu siç e ka paraparë gjykata. Përveç dënimit, që është pjesë e kryerjes së këtij borxhi, duhet të jetë edhe pjesa e pendimit e cila i përket secilit”, tha Selimi.

Në anën tjetër, Kryeimami Bajgora tha se kjo shoqëri ka një obligim ndaj njerëzve që t’u ofrojë kushte për një jetë të dinjitetshme edhe në burg, gjithnjë me porosi që ata të reflektojnë për të kaluarën e tyre duke u penduar për atë që kanë bërë dhe shpresuar që pas vuajtjes së dënimit këta persona të jenë pjesëtarë të denjë të shoqërisë.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i SHKK, Thaçi tha se vizita e sotme dëshmon edhe një herë se shteti i Kosovës dhe institucionet e saj dinë të jenë afër të burgosurve.

Po sipas njoftimit, ministri Selimi është zotuar se do të angazhohet që të burgosurit të trajtohen me dinjitet dhe se respektimi i të drejtave të tyre, trajtimi i barabartë dhe ofrimi i sa më shumë programeve rehabilituese e sociale do të jenë prioritet gjatë mandatit të tij si ministër i Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori