LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi i Shqipërisë me dokumente false në aeroportin e Prishtinës

Shtetasi i Shqipërisë me dokumente false në aeroportin e Prishtinës

Shtetasi i Shqipërisë është arrestuar pasi në kontroll të dokumenteve ka prezantuar letërnjoftimin e Rumanisë, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00, në aeroportin e Prishtinës.


Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Eshte arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar letërnjoftimin e Rumanisë që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/