LAJMI I FUNDIT:

Paqartësi për vdekjet e sotme në Gjakovë, tre të vdekur- njëri nga ta me coronavirus

Paqartësi për vdekjet e sotme në Gjakovë, tre të vdekur- njëri nga ta me coronavirus

Në fillim u raportua për pesë persona të vdekur në Gjakovë të cilët u tha se janë të prekur me coronavirus, por ky lajm u demantua nga Spitali i Gjakovës.

Nga kjo komunë i thanë Telegrafit se janë tre persona të vdekur nga COVID-19, e jo pesë. Më pas, zyrtarë nga kjo komunë ritheksuan se janë tre të vdekur, por vetëm njëri nga ta ishte me coronavirus.

Nuk është kjo hera e parë që kryetarët e komunave dhe zyrtarë japin informata, të cilat më pas dalin të pasakta.


Ditëve të fundit, ka pasur vështirësi në marrjen e informatave zyrtare lidhur me të infektuarit dhe vdekjet nga COVID-19. Nga Qendra në Prishtinë kërkojnë të telefonohen zyrtarët komunal, ndërsa nga zyrtarët komunal thonë se të drejtë të japin informacione kanë vetëm nga IKSHPK-ja dhe SHSKUK.

Ndryshe, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka demantuar deputetin e Vetëvendosjes, Agon Batusha i cili kishte thënë se vetëm sot kanë vdekur pesë persona nga coronavirusi në Gjakovë.

Në njoftimin e Spitalit të Gjakovës thuhet se duhet të dihet që morgu i Spitalit, shfrytëzohet edhe për pacientë tjerë që vdesin, por që nuk janë të infektuar me coronavirus.

“Demantojmë Deputetin e VV, Agon Batusha,

Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjarët i lënë kufomat në morg deri në ditën e varrimit.

Ju lutem të gjithëve lejoni personelin shëndetësorë të punojnë, të gjithë janë mobilizuara, të gjitha janë në detyrë, janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre vetëm e vetëm që të mbrojnë dhe mjekojnë pacientë.

Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”.

Ndryshe, deputeti i VV-së sot gjatë ditës, në një postim në Facebook kishte thënë se pesë persona sot kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

Lajme
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Kalo në kategori