LAJMI I FUNDIT:

Thotë se ka bërë mjaftueshëm para, hakeri ofron falas 386 milionë ‘regjistra të vjedhur’ në rrjetin e zi

Thotë se ka bërë mjaftueshëm para, hakeri ofron falas 386 milionë ‘regjistra të vjedhur’ në rrjetin e zi

Në vetëm dy javët e para të majit 2020, një haker, i njohur vetëm si ShinyHunters, ofroi një rekord mahnitës të 200 milionë të dhënave të vjedhura për shitje në “rrjetin e zi”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për të dhëna të freskëta në treg dhe, për rrjedhojë, shumë të vlefshme.


Gjëja befasuese është se, deri atëherë, askush nuk kishte dëgjuar as për ShinyHunters.

Por kjo ka ndryshuar edhe më shumë, që nga ajo kohë.

Me fillimin e korrikut të vitit 2020, ShinyHunters ishte bërë i njohur për “shkeljen e të dhënave” me një numër në zgjerim në “llogarinë e tij”.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se sa para ka bërë ShinyHunters nga kjo “zbavitje hakerash”, disa nga bazat e të dhënave u ofruan në forumin e “rrjetin e zi” për deri në 100,000 mijë dollarë secila.

Ajo që është befasuese është që ShinyHunters ka vendosur të “dhurojë” gjithsej 386 milionë “regjistra të vjedhur”, sipas një raporti të Bleeping Computer i cili detajon listat e plota të shkeljeve.

Të dhënat në ofertë këtu janë larg të qenit të pavlera, pasi që siç thuhet përfshijnë emrat e vërtetë, adresat e postës elektronike dhe shtëpisë, numrat e telefonit, datat e lindjes dhe madje, siç ka pretenduar ShinyHunters, disa numra të vlefshëm të kartës së kreditit.

Dhe siç thuhet më tej, “unë kam bërë para të mjaftueshme tani, kështu që i lëshova për përfitimin e të gjithëve”. /Telegrafi/