Kryetari i FFM-së: Për fajin e dikujt tjetër, ne u përfshimë në prishjen e llogarive financiare
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) Muhamed Sejdini, ka reaguar në lidhje me me akuzat penale të ngritura kundër personave të lidhur me FFM-në nga Drejtoria e Policisë Financiare në Zyrën Themelore të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sejdini thotë se ka raportuar abuzimet e ish-udhëheqësisë së FFM-së, si dhe shton se është duke punuar sipas rregullave. Ai i fton organet hetuese që të shkojnë deri në fund me ata që kanë vepruar kundër ligjit.
Më poshtë e keni të plotë reagimin e Muhamed Sejdinit:
“Si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë me 10 tetor 2019 në organet hetimore të shtetit kam raportuar dyshime për krim financiar në lidhje me abuzim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, për pastrim të parave dhe të ardhurave tjera si vepra të dënueshme dhe mashtrim në detyrat e punës nga ana e ish-udheheqëses së Departamentit të Financave në FFM dhe N.N. persona.
Edhe atëherë kur kemi raportuar dyshime për përvetësim, por edhe tani, qëndrimi im dhe natyrisht qëndrimi i Federatës është që vetëm institucionet, pra në këtë rast, Prokuroria Publike dhe organet hetimore duhet të udhëheqin hetimin e raportuar nga ana jonë, ndërsa ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë dhe të paraqesim të gjitha dokumentet e nevojshme pranë autoriteteve hetimore për të pastruar tërë procesin.
Në periudhën e kaluar, Federata e Futbollit të Maqedonisë pati bashkëpunim intensiv me organet shtetërore të hetimit dhe me falënderojmë veçanërisht Zyrën e Policisë Financiare për qëndrimin e tyre profesional, angazhimin, përkushtimin dhe qasjen e përgjegjshme.
Në Kuvendin e Përgjithshëm të FFM-së të mbajtur dy javë më parë, unë si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, thashë para të pranishmëve, dhe tani do ta përsëris para opinionit të gjerë se si një njeri që një kohë të gjatë punon në futbollin e Maqedonisë, deri në vitin e kaluar kam menduar se unë mjaftueshëm dhe mirë i njoh edhe zhveshtoret, edhe stadiumet, edhe zyrat nga jashtë dhe brenda, por edhe njerëzit.
Unë respektoj rregullat dhe ligjet dhe kisha vlerësuar se edhe tjerët sillen ashtu. Sidomos ata që për shumë vite kanë mbajtur poste përgjegjëse. Për gjithçka tjetër, përgjegjësia bie mbi autoritetet shtetërore dhe organet gjyqësore dhe natyrisht edhe atyre që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Pasojat e kësaj, ata njerëz patjetër do të duhet t’i mbajnë. Për mua më me rëndësi është që si Federatë kemi kapërcyer periudhën kur gati u shkatërruam financiarisht për llogaritë (fajin) e dikujt tjetër , mirëpo nuk kemi lejuar që ekipet përfaqësuese dhe familja e futbollit të ndiejnë se diçka dramatike po ndodhte.
Dhe sigurisht unë dhe gjithë rreth meje jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet e sistemit, qoftë ato ekzekutiv apo gjyqësor, nëse kërkohet nga ne për veprime për të cilat kemi paraqitur dyshime.
Në të njejtën kohë, dua të theksoj se njerëzit udhëheqës në UEFA janë të informuar në detaje për tërë çështjen, dhe si një institucion përgjegjës dhe transparent kemi kërkuar një hetim të veçantë financiar edhe nga ana e tyre, për çka kemi marrë garanca se në afat sa më të shkurtër kohor ekspertët financiar të UEFA-së do të kryejnë kontrollë të tyre shtesë në lidhje me projektet dhe funksionimin e FFM-së.
Unë siguroj opinionin, veçanërisht atë futbollistik se puna jonë nuk është e rrezikuar, edhe pse po kalojmë një periudhë të vështirë dhe ne tashmë jemi duke punuar në kontrollin e brendshëm të të gjitha aktiviteteve, pagesave dhe detyrimet e federatës nga 1 janari i vitit 2010.
Thyerja e ligjit nga kushdo dhe në çfarëdo mënyre, jo vetëm financiare, sigurisht që duhet të ketë përgjegjësi dhe pasoja. Unë si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, së bashku me institucionet kompetente, do të vazhdoj të bashkëpunoj me institucionet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje