LAJMI I FUNDIT:

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

Polonia zë sërish kryetitujt ndërkombëtarë. Në vende të tjera nuk po kuptohet pse ky vend do të dalë nga një marrëveshje e Këshillit të Evropës për luftimin e dhunës kundër grave – Konventën e Stambollit. Në një kohë që Polonia jo vetëm e ka nënshkruar kontratën, por ndryshe nga Hungaria dhe Sllovakia e ka ratifikuar para pesë vjetësh, para se ta bënte madje edhe Gjermania. Madje, edhe në Poloni nuk po e kuptojnë të gjithë se çfarë synojnë njoftimet e ministrit të Drejtësisë, Zbigniew Ziobro në fundjavë: “Zbatim i premtimeve zgjedhore.” Ka filluar ndërkohë kërkimi me imtësi i shkëndijës shpërthyese – gazetarë dhe ekspertë vrasin mendjen, se çfarë fshihet pas kësaj, e përse?

Në fund të fundit bëhet fjalë për diçka themelore: për mbrojtjen e grave dhe vajzave, për kategorizimin e të gjitha formave të dhunës shtëpiake si krim dhe veprimin kundër diskriminimit specifik gjinor. Normalisht tema që nuk duhet të ndezin debat në kohët tona. Por, ministrin polak të Drejtësisë e shqetëson që ky dokument, sipas tij, “për shkaqe ideologjike”, familjen, martesën, kulturën, traditën apo fenë i emërton si “arsye kryesore” të një dhune të tillë. Por, dhuna familjare shfaqet pra në martesë dhe familje, dhe gjymtimi gjenital justifikohet me gjoja arsye fetare apo rregulla të traditës – këtë nuk e dinë vetëm viktimat.

Nocioni “ideologji”, që përdoret për të denigruar lëvizjen e LGBT funksionalizohet sërish edhe këtu. Marrëveshja e Stambollit çon në “një çorganizim të shoqërisë dhe drejtohet kundër familjes dhe martesës” – dy gjëra të shenjta në Poloni. Ministri ka parasysh dy nga disa pika të konventës, saktësisht luftimin e roleve të përcaktuara nga e shkuara mes burrit dhe gruas.


Meqë ra fjala do të ishte hera e parë prej vitesh që Polonia largohet nga një marrëveshje ndërkombëtare, ku flitet për të drejtat e njeriut. Një zhvillim i trishtë, jo vetëm, sepse bëhet fjalë për mbrojtjen e bashkëqytetarëve të mi. Bëhet fjalë për një ndjenjë sigurie të përgjithshme, të jetosh në një shtet, në të cilin nuk kthehet gjithçka kokëposhtë, vetëm sepse formulime të caktuara nuk të përshtaten me atmosferën politike të ditës.

Kjo ndjenjë sigurie lidhet me besimin, se marrëveshjet ndërkombëtare respektohen, por ashtu edhe detyrimet kundrejt vendeve të tjera si për qytetarët e vendit, për të gjithë, jo vetëm për ata që e ndjekin kursin e qeverisë. Në një kohë që zgjedhjet presidenciale para dy javësh kandidati i partisë nacional-konservatore, PiS, Adrzej Duda i fitoi me një shumicë të ngushtë, ato treguan se vendi është i ndarë mes përkrahësve të qeverisë dhe kritikëve.

“The show must go on”, mund të thuash, sepse sloganet e fushatës zgjedhore vazhdohen edhe më tutje nga dega e drejtësisë. Polonia, kështu thotë ministri i Drejtësisë me zë të lartë, i mbron gratë e saj si asnjë vend tjetër. Kjo mund të qëndrojë, por në interes të grave polake do të ishte po ashtu, që si garant për këtë të mos jetë vetëm ministri polak i Drejtësisë, por instanca më të larta, dhe mundësisht ndërkombëtare. /DW/

Në trend

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Kalo në kategori