LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ikona e televizionit amerikan me origjinë shqiptare, Regis Philbin

Ndërron jetë ikona e televizionit amerikan me origjinë shqiptare, Regis Philbin
Ndërron jetë prezantuesi Regis Philbin (Foto: Getty Images/Guliver)REGIS PHILBIN

Prezantuesi, aktori, këngëtari dhe ikona e televizionit amerikan i cili njëherësh është quajtur ‘njeriu më i zoti në showbiz’ ka vdekur këtë fundjavë.

Lajmin për vdekjen e legjendës amerikane me origjinë arbëreshe e ka dhënë familja e tij në një deklaratë për revistën People.


“Familja dhe miqtë janë gjithmonë mirënjohës për kohën që kaluam me të – për ngrohtësinë e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për të kthyer çdo ditë në diçka që ia vlen të flasim. Ne i falënderojmë fansat e tij dhe admiruesit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërron jetë prezantuesi Regis Philbin

Një burim thotë për TMZ se Regis vdiq të shtunën herët pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij, në Connecticut – megjithëse, ne nuk e kemi konfirmuar atë me familjen në këtë pikë.

Në vdekjen e tij, duhet të themi se Regis ishte një yll midis yjeve me një karrierë të bujshme e storie të ndryshme suksesi.

I njëjti filloi karrierën në Hollywood në vitet ’50 duke punuar në “The Tonight Show”, teksa mban rekordin ‘Guinnes’ për kohën më të gjatë që ka qëndruar para kamerës pa ndërprerje.

Ndërron jetë prezantuesi Regis Philbin

Ai vazhdoi të punojë në lajmet lokale për pak dhe madje pati shfaqjen e tij në vitet ’60 në “The Joey Bishop Show”,e më pas në shumë shfaqje të tjera televizive.

Kohë më parë, Philpin bëri të ditur se origjina e tij është arbëreshe dhe se vjen nga një fshat në Italinë e Jugut.

Ndërron jetë prezantuesi Regis Philbin (Foto: Getty Images/Guliver)

Regis është i njohur si personi më punëtor në showbiznes në Amerikë, i famshëm për programet “Live with Regis and Kathie Lee”, “Live with Regis and Kelly”, “Who Wants to Be a Millionaire”, “America’s Got Talent” etj.

Moderatori, që vdiq në moshën 88-vjeçare, ka lënë pas gruan Joy, tre fëmijët si dhe nipërit e mbesat.

Djali i tij, Danny, vdiq në vitin 2014. /Telegrafi/

Ndërron jetë prezantuesi Regis Philbin (Foto: Getty Images/Guliver)REGIS PHILBIN

Në trend Magazina

Më shumë

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj

Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj "The Passport"

Magazina
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Magazina
Sarah Berisha tregon se sa paguhet si blogere për një postim në Instagram

Sarah Berisha tregon se sa paguhet si blogere për një postim në Instagram

Magazina
Kalo në kategori