LAJMI I FUNDIT:

Një fluturake rrëzohet në çatinë e një shtëpie në Gjermani, ndërrojnë jetë tre persona

Një fluturake rrëzohet në çatinë e një shtëpie në Gjermani, ndërrojnë jetë tre persona

Tre persona ndërruan jetë në Gjermani pasi një fluturake u rrëzua në një shtëpi në qytetin e Wesel.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, identiteti i viktimave ende nuk dihet, derisa bëhet e ditur se një fëmijë pësoi lëndime.


Bëhet e ditur se fluturakja mund të ketë transportuar dy persona.

Crash scene in Wesel

Fotografitë e mëposhtme tregojnë dëmet e mëdha në çatinë e shtëpisë, ndërsa punëtorë e urgjencës u morën me dëmet e mëtutjeshme.

Autoritetet thanë për gazetën gjermane Bild se fluturakja ishte nisur nga fusha ajrore e Marl në Gjermani.

Crash scene in Wesel

“Tre persona u gjetën të vdekur në papafingon e ndërtesës, ndërsa edhe një fëmijë u plagos rëndë”, tha shefi i policisë, Peter Reuters. /Telegrafi/