LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Presim që Kuvendi të kalojë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kuçi: Presim që Kuvendi të kalojë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me kryeministrit Avdullah Hoti sot kanë qenë në vizitë në dy kompani vendore, që janë të njohura për eksport.
Vizita filloi në Ferizaj, në kompaninë “Eurometal”.
Aty u mbajt një takim me udhëheqin e kompanisë Njazi Musliu, duke i njoftuar kabinetin qeveritar me gjendjen në kompani dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar.
Nga Ferizaj, vizita e dytë ishte në Drenas, tek fabrika e njohur prej dekadash, “Ferronikel”. Ishte vet pronari Saimir Mane i cili priti kabinetin qeveritar në takim. Ai tregoi se shumë kompani të këtij formati në rajon kanë falimentuar dhe kanë shumë vështirësi.
Ministri Kuçi, sikur edhe Kryeministri Hoti, treguan për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike që ka kaluar në qeveri dhe tash është në procedura të Kuvendit.
“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike përmban shumë ndihma dhe lehtësira që bizneset të ruajnë kapacitetet prodhuese dhe të ruajnë numrin e punëtorëve. Tash ato kanë kaluar në Kuvend dhe presim që Kuvendi të kryej punën e vet sa më shpejtë”, ka thënë Kuçi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal

Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal

Ekonomi
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Kalo në kategori