LAJMI I FUNDIT:

Edhe një i vdekur me COVID-19 në Kosovë – shkon në tetë numri i viktimave brenda 24 orëve

Edhe një i vdekur me COVID-19 në Kosovë – shkon në tetë numri i viktimave brenda 24 orëve

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se edhe një person nga fshati Shtupel i Klinës i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë.

Përmes një postimi në Facebook, Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.


“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19. Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”, shkruan Elezaj.

Vdes edhe një pacient i infektuar me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Vdes edhe një pacient i infektuar me COVID-19 në Kosovë

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se edhe një grua nga Samadraxha e Suharekës ka e prekur me COVID-19 ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, edhe 213 raste pozitive me coronavirus. /Telegrafi/