LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi miraton pakon e rimëkëmbjes në vlerë 1,2 miliard euro

Mali i Zi miraton pakon e rimëkëmbjes në vlerë 1,2 miliard euro

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një paketë prej 1,2 miliard euro për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë në zbutjen e efekteve të pandemisë së coronavirusit.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, në një konferencë për media tha se masat ekonomike ndahen në afatshkurtra dhe afatgjata.

Masat afatshkurtra përfshijnë mbështetjen për sektorin e turizmit, bujqësinë dhe peshkimin, pastaj mbështetje të konkurrencës në ekonomi, si dhe është planifikuar të subvencionohen pagat në sektorin e ekonomisë dhe turizmit.


Ndihmë do të ketë edhe për kategoritë më të rrezikuara të popullsisë.

Masat afatgjata ekonomike i referohen periudhës deri në vitin 2024, dhe ato janë të destinuara për industrinë e teknologjisë informative, turizmit, bujqësisë, energjisë dhe transportit.

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç njoftoi se investimet strategjike do të shoqërohen me kursime që përfshinë një ulje të shpenzimeve qeveritare, rishikim të pagave në ndërmarrjet shtetërore dhe një ulje prej 10% të shpenzimeve jo investuese nga të gjithë përdoruesit e buxhetit.

Ai tha se qeveria është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit buxhetor të vendit.

“Kjo ndarje e mjeteve mund të arrihet në një mënyrë të qëndrueshme nga pikëpamja fiskale, pa rrezikuar stabilitetin e sistemit financiar”, tha Markoviq, përcjell rel.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit në mesin e muajit mars, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar dy pako masash, e para arriti vlerën 280 milionë euro ndërsa e dyta në 40 milionë euro.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika
Kalo në kategori