LAJMI I FUNDIT:

Kjo kartë Pokemoni ka vlerë 200 mijë euro

Kjo kartë Pokemoni ka vlerë 200 mijë euro

Një kartë Pokemon u shit në internet ‘Zenmarket’ me një çmim rekord prej 25 milionë jenësh japonez.

Kjo është pak më shumë se 200,000 euro dhe është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një kartë Pokemoni, transmeton Telegrafi.


Pronari i ri është një klient nga SHBA.

Kjo kartë është ekstremisht e rrallë e Pikachu Illustrator, që do të thotë diçka si “artist”.

Pikachu Illustrator u prodhua gjithsej në vetëm 39 njësi dhe sipas Zenmarket, tani ka vetëm 10 kopje në qarkullim.

Më herët një kartë e tillë ishte shitur më pak se 170,000 euro. /Telegrafi/