LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 66 vjeçare nga COVID-19 në Spitalin e Pejës, shtatë pacientë të tjerë në gjendje të rëndë

Vdes një 66 vjeçare nga COVID-19 në Spitalin e Pejës, shtatë pacientë të tjerë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë një paciente e moshës 66 vjeçare e cila ishte konfirmuar me COVID-19 ka humbur jetën. E njëjta sipas njoftimit nga spitali ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Një paciente e konfirmuar me COVID-19, e moshës 66 vjeçare e shoqëruar edhe me sëmundje tjera fatkeqësisht ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në trajtim janë 64 pacientë me COVID-19.


Sipas njoftimit nga këta pacientë 48 janë të konfrimuar me coronavirus, kurse 16 janë në pritje të rezultateve.

“Nga pacientët e shtrirë 25 janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.Deri më tani në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 40 pacientë janë shëruar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 2 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19.

Po ashtu gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 2 lindje, të dyja me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje 1 e gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore..

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 10 operacione, ndërsa 184 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,325 analiza”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori