Pandemia COVID-19 në njërën anë dhe rënia e kërkesës dhe çmimeve të naftës e gazit rus në anën tjetër, kanë goditur rëndë ekonominë ruse.
Projeksionet për këtë vit janë që Produkti i Brendshëm Bruto në Rusi pritet të bie me rreth 6.6 për qind.
Bizneset ruse gjatë karantinës kanë pësuar humbje prej rreth 52 miliardë dollar. Industritë më të goditura janë prodhimi dhe tregtim i makinave, transporti, turizmi, prodhimi i naftës dhe gazit.
Humbjet në industrinë e naftës dhe gazit kanë shkuar deri në 44 për qind, çka pritet të ketë ndikim direkt në buxhetin rus, kur dihet se nafta dhe gazi marrin pjesë me rreth 52 për qind në eksportet e gjithëmbarshme ruse.
Si pasojë e rënies së ekonomisë në Rusi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka përllogaritur që deri në fund të vitit në Rusi, do të mbyllen rreth 1 milionë biznese të vogla dhe të mesme, çka është rreth 15-25 për qind e gjithë tregut në Rusi. Nga falimentimi i këtyre bizneseve, kontingjentit të papunëve pritet t’i shtohen edhe rreth 2.5 milionë të papunë.
Ish-zëvendës kryeministri rus, Arkady Dvorkoviq, i cili tani drejton Fondacionin Skolkovo, thotë që më e keqja për ekonominë ruse ende nuk ka ardhur.
Deri sa Evropa ka filluar ta kaloj krizën ekonomike, Rusia vetëm se ka filluar të hyjë në zonën ku do të vërehen pasojat e krizës, të shkaktuara nga pandemia dhe rënia e kërkesës dhe çmimeve të naftës e gazit.
Rënia ekonomike në Rusi pritet të pasqyrohet në vitet që vijnë, pasi që fillimi i zbatimi të projekteve të mëdha infrastrukturore në Rusi, të paraqitura me pompozitet nga presidenti Putin, pritet që të shtyhen deri në gjashtë vite.
Shtyrja e projekteve të mëdha infrastrukturore do të ndikoj edhe më shumë në rënien e mbështetjes së rusëve për Putin, e cila edhe ashtu është në piken më të ulët historike. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak