LAJMI I FUNDIT:

Si të bëni freskues ajri me të cilin do ta dezinfektoni shtëpinë

Si të bëni freskues ajri me të cilin do ta dezinfektoni shtëpinë

Fjala është për përbërësit me të cilët do të jeni të sigurt, sepse të gjitha do të jenë vepër e duarve tuaja

Në atë mënyrë do të dini që keni produkt i cili nuk përmban kimikate të rrezikshme, por që do t’ju ndihmojë që ajri në shtëpinë tuaj të jetë i pastër, i freskët dhe me aromë të këndshme.

Opsione për bërjen e freskuesve ka shumë, ndërsa një recetë po jua sjellim në vazhdim, transmeton Telegrafi.


Përbërësit e nevojshëm:

– 1 filxhan i vogël ujë;
– 2 lugë të mëdha alkool medicinal;
– 15-20 pika vaj esencial me cilësi antibakteriale

Sipas zgjedhjes suaj, mund të kombinoni edhe më shumë vajra (në grupin e vajrave antibakteriale bëjnë pjesë: selvia, aukaliptusi, livanda, limoni, limoni i athët, rigoni, çaji kinez, menta, kamomili gjerman, rozmarina, sherbela, fleta e kanellës) dhe shishja me spërkatëse.

Mënyra e përgatitjes:

Në shishe me spërkatëse përzieni të gjithë përbërësit. Për ta penguar derdhjen e mundshme, përdorni hinkën.

Tundni mirë dhe freskuesi juaj është i gatshëm për përdorim. Meqenëse vajrat esenciale kanë tendencë që të pluskojnë në sipërfaqe të ujit, tundeni gjithmonë shishen para përdorimit.

Është e vërtetë që freskuesit natyralë të ajrit me siguri do të qëndrojnë më pak në ajër nga ato të dyqaneve, por zgjidhja e këtij problemi është e thjeshtë – përdoreni pak më shpesh.

Në fund, mos harroni që freskuesit vetëm do të ndihmojnë, ndërkaq kryesorja është që të freskoni hapësirat duke i mbajtur të hapura dritaret, duke aktivizuar ventilimin dhe duke pastruar dhe dezinfektuar me themel shtëpinë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

A e dini se...
“Jeta a juaj sapo ndryshoi në nivel të lartë të vetëdijes”, njerëzit u shprehën të lumtur me hyrjen e Plutonit në Ujor

“Jeta a juaj sapo ndryshoi në nivel të lartë të vetëdijes”, njerëzit u shprehën të lumtur me hyrjen e Plutonit në Ujor

Astrologji
Përdoreni këtë truk të thjeshtë për të pastruar enët e djegura

Përdoreni këtë truk të thjeshtë për të pastruar enët e djegura

A e dini se...
Kalo në kategori