LAJMI I FUNDIT:

Paysera premton epokë të re të pagesave digjitale

Paysera premton epokë të re të pagesave digjitale

Kryeshefi ekzekutiv i institucionit të licencuar në Kosovë për menaxhimin elektronik të parave (fintech) Paysera, Bashkim Zeqiri ka premtuar se në Kosovë kjo kompani do të nisë një epokë të re të pagesave, “më të lira dhe më efikase”.

Ai komentet i bëri në një tryezë të organizuar nga ICK, të martën në Prishtinë ku zyrtarë të lartë kosovarë treguan se sektori fintek apo ai i monedhave digjitale është i rregulluar dhe deri tash janë licencuar tri kompani të tilla.


Sokol Havolli, zëvendës guvernator i Bankës Qendrore te Kosovës “tregoi se deri tash janë licencuar tri institucione të tilla”.  Ai tërhoqi vërejtjen se fintek nuk ka të bëjë me kripto valuta, të cilat BQK-ja i konsideron si spekulative.

Havolli sqaroi se “BQK preferon të jetë nën hije të proceseve, të rregullojë aspektin legjislativ. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ne do të tolerojmë shkelje”

“Këtë e kemi dëshmuar. Kemi pasur përvojë kur është revokuar licenca pasi nuk është respektuar”, ka thënë Havolli.

Kryeshefi ekzekutiv i Peysera, Bashkim Zeqiri, tha se operimi i kompanisë së tyre “do të ndryshojë gjithçka në treguan e pagesave në Kosovë”.

“Do të lehtësohet  e-commerce ku çdo biznes do te ketë qasje për mbledhje të pagesave, përmes teknologjisë më të avancuar, duke e ulur çmimin e transfereve deri në 0”.

Zeqiri shtoi se dikur BE-ja ishte ballafaquar me çmime te larta të transfereve, mirëpo këto ishin rregulluar me futjen e operatorëve të rinj si Paysera.

Në Kosovë për transferet nga Bashkimi Evropian, Britania, Zvicra dhe Norvegjia Paysera – Paysera do të bëhen falas. Me ato të holla do të mund të paguash te shumë operatorë vendorë, dhe pagesat do të ndalen vetëm për tërheqje në kesh.

“Ne do të krijojmë profit nga pagesat që bëhen për shitje të cilat do t’i mbulojnë operatorët ekonomik kur ata do të shesin mall nëpërmes Paysera”, mirëpo shtoi ai “kostoja e këtyre pagesave do të jenë më të ulta se pagesat me kartela nga bankat vendore dhe ndërkombëtare”. Në këtë mënyrë thekson Zeqiri “ne do të jemi konkurrent me çmim me te gjithë operatorët që ofrojnë pagesa në Kosovë. Avantazhi jonë është sistemi i dëshmuar i teknologjisë informative,  që është duke u përdorur në BE. Ky sistem do të mundësojë menaxhmin e plotë të parave dhe gjenerimin e visa kartelave”, ka thënë ai.

Për të shtuar sigurinë e konsumatorëve në Kosovë ne fintek dhe parandalimin e shpëlarjes së parave, do të kujdeset edhe inteligjenca financiare e Kosovës. Zëvendës drejtori i këtij institucioni, Behar Xhema tha: “Fintek sapo ka filluar në Kosove. Ne kemi përkrahjen e BE-se ne avancimin e Fintecut”, tha Xhema. Pasi janë licencuar tri kompani, Xhema theksoi se ato kanë obligime raportuese. Shkelja e tyre do të pasohet me sanksione administrative apo edhe penale, sqaroi ai.

Genta Brestovci nga platforma shitëse www.E-baa.com, tregoi se përdorimi i pagesave me kartela është vetëm 18 për qind, dhe se për ta është më mirë që të ritet volumi pagesa digjitale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori