Policia në Los Angeles është duke hetuar një incident që ka ndodhur gjatë protestave në këtë qytet, ku edhe është arrestuar një burrë në karrocë të invalidëve.
Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, policët e kanë rrëzuar në tokë afro-amerikanin Josh Wilson të cilin më pas e shtyjnë dhe e tërheqin zvarrë, transmeton Telegrafi.
E kur Wilson tentoi të kap karrocën, një pjesëtar i policisë e ka rrëzon sërish në tokë, e turma që ishte mbledhur bërtet vazhdimisht.
Mund të shihet se si karroca është dëmtuar e njëra rrotë i është këputur. Si pasojë e kësaj Wilson është arrestuar, por më pas është liruar. Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se është duke analizuar pamjet e publikuara.
Në kumtesën e lëshuar për media thuhet se policët kishin dalë në terren për shkak të një konflikti mes një burri dhe dy femrave, për të cilët thonë se ishin buzë “një krize mentale”, kur një grup prej 50 demonstruesve i rrethuan dhe filluan të bërtasin “lëshoni”.
Wilson e kishte goditur në kokë një polic, thuhet ndër tjera në kumtesë duke theksuar se në çantën e tij madje kanë gjetur edhe armë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe