Djegia e stallës në Cerravik të Klinës, zjarrfikësit thonë se u penguan nga disa persona
Sot rreth orës 7:30 të mëngjesit është përfshirë nga flakët një stallë e lopëve në Cerravik të Klinës.
Pronari i saj, Fatmir Dakaj, ka thënë se herët në mëngjes i ka lajmëruar zjarrfikësit për këtë incident me zjarr, por sipas tij, askush nga ta ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.
Mirëpo një gjë e tillë e ka demantuar Anton Palucaj nga njësia e zjarrfikësve në Klinë.
Ai ka thënë se kanë dalë në vendin e ngjarjes 25 minuta pasi kanë pranuar informatën, por se janë penguar që të kryejnë punën e tyre nga disa persona.
“Ne sot jemi njoftuar nga Policia në orën 8:50 dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes në orën 9:15. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe një njësiti i Policisë të cilët ne i falënderojmë për punën e tyre”.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes, disa persona që kanë qenë aty (5 ose 6 prej tyre na kanë sulmuar). Ata nuk na kanë lejuar që të zbresim nga kamioni për të kryer punën tonë me pretekst se jemi vonuar – aty ka ndërhyrë Policia”.
“Pastaj ne kemi bërë edhe një tentim të dytë që të ballafaqohemi me zjarr, por sërish jemi penguar nga të njëjtit persona në prezencën e Policisë së Klinës”.
Palucaj ka shtuar se kushdo që ka dëshirë mund të shkojë dhe t’i marrë informatat e sakta nga institucionet përkatëse për të konstatuar se në çfarë ore janë lajmëruar zjarrfikësit për rastin në fjalë.
“Informacioni i zotërisë [Fatmir Dakaj] nuk është aspak i saktë. Ne nuk e dimë se ku dhe kë e ka telefonuar ai, por ne iu referohemi dy numrave kontaktues zyrtarë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje