LAJMI I FUNDIT:

Ish-kreu i Ferrarit jep detaje të reja nga gjendja e Michael Schumacher: Shpresoj që bota ta shoh atë përsëri

Ish-kreu i Ferrarit jep detaje të reja nga gjendja e Michael Schumacher: Shpresoj që bota ta shoh atë përsëri

Ish-kreu i Ferrarit, Jean Todt ka thënë se familja e Michael Schumacher janë duke punuar shfaqjen e parë publike të legjendës së Formula 1.

Shtatë herë kampioni po vazhdon të rikuperohet nga lëndimet në kokë që pësoi gjatë një aksidenti me ski në alpet me Francës në dhjetor të vitit 2013, me gjendjen e tij shëndetësore që është mbajtur deri më tani sekret.


Todt ka zbuluar se ai ka paguar për të vizituar Schumacherin në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës.

Jean Todt dhe Michael Schumacher

“E kam takuar Michaelin në javën e kaluar”, ka thënë francezi, që aktualisht është president në FIA.

“Ai po lufton. Shpresoj që vota do ta shoh atë përsëri. Kjo është ajo që ai dhe familja e tij po punojnë”.

Todt ka refuzuar të thotë se Schumacher është vozitësi më i mirë në histori të Formula 1.

“E dashuroj Michaelin. Por, është e vështirë të thuhet se ai është më i miri i të gjitha kohërave. Aty janë Juan Nauel Fangio, Jim Clark, Ayrton Senna dhe Michael”.

“Ju mund të mendoni se cili është më i mirir i gjeneratës së tij, atëherë mund të ndahen gjërat”, ka shtuar më tej ai.

Lewis Hamilton mund të barazojë Schumacherin me shtatë tituj të fituar në garën më të shpejtë automobilistike, nëse arrin në këtë sezon të shpallet kampion, pasi aktualisht ka gjashtë sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori