LAJMI I FUNDIT:

Si çiftëzohet ferrëgjati?

Si çiftëzohet ferrëgjati?

Rituali i çiftëzimit të Erethizon dorsatum të mbuluar me gjemba është dukshëm i ndërlikuar, zgjat shumë dhe… i lagësht

Sezoni i çiftëzimit të këtij lloji zhvillohet në vjeshtë. Femra ulet në dru dhe jep sinjale që është e gatshme për t’u çiftëzuar, duke tajitur substancë aromatike. Meshkujt, të joshur me aromën, luftojnë ndërmjet vete në degë të drurëve apo në tokë nën drurin e saj.


Fitimtari fiton të drejtën që t’i vardiset, transmeton Telegrafi.

Për të nxitur hormonet e plleshmërisë te femra, mashkulli e spërkat me disa pika urine, thotë Prof. Uldis Rose nga New York College Queens, Departamenti i Biologjisë.

“Urina lëviz me shpejtësi të madhe”, thotë Roze, “po, madje edhe nëse mashkulli dhe femra ulen të ndarë në degë të drurit, urina e tij mund të arrijë deri te ajo”.

Mashkulli përsërit këtë procedurë derisa femra të tregojë që është e gatshme, gjë që mund të zgjasë edhe disa orë. Mashkulli dhe femra pastaj, zakonisht, zbresin nga druri për t’u çiftëzuar.

Edhe pse ai akt duket shumë i pakëndshëm, femra pikërisht bishtin e vet e lakon dhe e qet mbi gjemba në shpinë, ashtu që pjesa e bishtit pa gjemba të jetë e kthyer lart, thotë Roze. Mashkulli, në atë pjesë mund t’i vendosë putrat.

Përafërsisht pas shtatë muajsh femra do të lindë më së shpeshti një këlysh. Këlyshi lind me gjemba, mirëpo i mbështjellë në qese amniotike që femrës ia bën të lehtë lindjen e të voglit. /Telegrafi/