LAJMI I FUNDIT:

Një kompani ajrore suspendoi fluturimet mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut

Një kompani ajrore suspendoi fluturimet mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kompania ajrore me buxhet të ulët “Wizz Air” sot paralajmëroi se si rezultat i restriksioneve për udhëtim nga ana e autoriteteve italiane dedikuar për fluturimet deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i suspendoi të gjitha fluturimet mes Italisë dhe shtetit tonë deri më 31 korrik.

“Udhëtarët me bileta të rezervuara të prekur nga këto fluturime të suspenduara të cilët i kanë bërë rezervimet direkt në “wizzair.com” ose në aplikacionin mobil të kompanisë ajrore, do të njoftohen automatikisht përmes mesazhit elektronik. Njëqind e njëzetë përqind e tërë shumës do t’u transferohen në Wizz llogarinë e shfrytëzuesit dhe do të mund t’i shfrytëzojnë gjatë 24 muajve të ardhshme për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve të njëjta të “Wizz Air”. udhëtarët gjithashtu mund të zgjedhin opsion për kthimin e parave – për të cilin duhet kohë më e gjatë që të realizohet – dhe do të informohen për gjitha hapat e nevojshme për transferimin e parave përmes bankës ose përmes kartelës në mesazh të veçantë elektronik. Në këtë rast, udhëtarët do të mund të zgjedhin 100% kthim të shumës. udhëtarët të cilët kanë bërë rezervim përmes agjencive turistike – duke i përfshirë edhe agjencitë onlajn turistike – duhet ta kontaktojnë kompaninë përmes të cilës i kanë blerë biletat e tyre”, qëndron në kumtesën e “Wizz Air”.


Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori