LAJMI I FUNDIT:

Në Deçan 11 raste pozitive me coronavirus, Ramosaj fton qytetarët t’i respektojnë masat

Në Deçan 11 raste pozitive me coronavirus, Ramosaj fton qytetarët t’i respektojnë masat

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, komuna e Deçanit ka qenë ndër komunat që ka pasur më së paku raste të infektuar me këtë virus.

Rasti i parë me COVID-19 në këtë komunë ishte shënuar më 15 prill 2020.

Mirëpo javëve të fundit në këtë komunë kanë filluar të rriten rastet. Deri më tash pozitiv kanë rezultuar 11 persona.


Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të reduktojnë lëvizjet dhe takimet e panevojshme.

“Të nderuar qytetarë të Deçanit. Në komunën tonë deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19, prandaj na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme. Është̈ shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegje të lartë qytetare. #MbajeMaskën #MbajeDistancën”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori