LAJMI I FUNDIT:

Si u trefishua popullsia e botës në 70 vite

Si u trefishua popullsia e botës në 70 vite

Njerëzit në të gjithë globin, festojnë datën 11 korrik si Ditën Botërore të Popullsisë – siç u caktua nga Kombet e Bashkuara, për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për sa i përket stabilitetit në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tema këtë vit është përqendruar më së shumti në ruajtjen e shëndetit dhe të drejtave të grave në të gjithë botën, e sidomos gjatë pandemisë së COVID-19.


Lista e mëposhtme tregon shtimin e popullsisë ndër vite, me këtë rast kur popullsia arrinte shifrën e miliardë secilën herë.

Një miliardë – 1804

Dy miliardë – 1927 (pas 123 viteve)

Tre miliardë – 1960 (pas 33 viteve)

Katër miliardë – 1974 (pas 14 viteve)

Pesë miliardë – 1987 (pas 13 viteve)

Gjashtë miliardë – 1999 (pas 12 viteve)

Shtatë miliardë – 2011 (pas 12 viteve)

Deri në vitin 2024 – popullsia e botës pritet të rritet në tetë miliardë.

Popullsia e cilit vend po rritet më shpejtë?

Midis vitit 2019 dhe 2020, popullsia e botës u rrit me 1.1 për qind. Kjo mund të duket në shikim të parë një shifër  e vogël, por më shumë se 80 milionë njerëz iu shtuan globit. Derisa popullsia në botë pritet të rritet gjatë dekadave të ardhshme, shpejtësia duket se po ngadalësohet.

Popullsia e Indisë pritet të kapërcejë atë të Kinës deri në vitin 2024, bazuar në parashikimet e Kombeve të Bashkuara.

Grafikoni më poshtë tregon 10 vendet e para, që pësuan rritje të shpejtë të popullsisë që nga viti 1950.

Kontinenti me rritje më të shpejtë gjatë pesë viteve të fundit ishte Afrika (2.51 për qind), ndërkohë rritje më të ngadaltë kishte Evropa (0.12 për qind). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori