Harvardi dhe instituti i teknologjisë në Massachusetts paditën administratën Trump në lidhje me udhëzimin e saj për të mos i dhënë viza studentëve të huaj që të marrin kurse online në SHBA këtë semestër.
Harvardi njoftoi më herët këtë javë se të gjitha kurset do të mbahen online, edhe për studentët që jetojnë në kampus. Në një deklaratë të siguruar nga CNN, universiteti tha se udhëzimi mund të prekë rreth 5 mijë studentë të huaj.
“Urdhri ka ardhur pa paralajmërim. Është i pabazë. Duket sikur ka si qëllim të vendosë nën presion kolegjet dhe universitetet që të hapin mësimet në kampuse për këtë semestër pa marrë parasysh shqetësimet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve, pedagogëve dhe të tjerëve – tha presidenti i universitetit të Harvardit, Larry Bacow.
Sipas departamentit të sigurisë kombëtare, të gjithë studentët që duhet të studiojnë në një institucion amerikan në vjeshtë, do të mund ta bëjnë këtë edhe pse disave do tu duhet të studiojnë nga jashtë nëse prania e tyre nuk është e nevojshme për mësime në person, në SHBA.
Padia e paraqitur në gjykatën e distriktit të Masacusetsit, kërkon të bllokojë direktivën duke argumentuar se përjashtimi i kurseve online i vendos institucionet përballë një zgjedhjeje, nëse duhet të vazhdojnë me planet e tyre për të operuar tërësisht apo kryesisht online, apo të tentojnë të kthehen tek mësimi në salla.
Në SHBA ka më shumë se 1 milionë studentë të huaj ndërkohë që presidenti Trump po bën presion për rihapjen e shkollave. Të mërkurën në twitter ai kërcënoi se do të ndalonte financimet për shtetet nëse shkollat nuk do të rihapeshin në vjeshtë.
Edhe zv presidenti Pence mbrojti këtë qëndrim duke thënë se qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve do të lëshojë udhëzimet për rihapjen e shkollave pasi Trump kritikoi më herët një plan të prezantuar nga ekspertët e saj duke e quajtur të ashpër dhe të kushtueshëm. Normalisht, shkollat në SHBA fillojnë në gusht ose në fillim të shtatorit. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe