LAJMI I FUNDIT:

Nga gjithsej 4,721 zyrtarë të lartë publik, 4,625 kanë bërë deklarimin e pasurisë  

Nga gjithsej 4,721 zyrtarë të lartë publik, 4,625 kanë bërë deklarimin e pasurisë  

Në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, Agjencia kundër Korrupsion njofton se deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka përfunduar dhe nga gjithsej 4721 e zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4625 zyrtarë të lartë publik ose (97%.96), duke përmbyllur kështu procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë  deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë.

Nga numri i  përgjithshëm prej 4,721 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4,625 zyrtarë të lartë publik kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 63 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 6 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ndërsa 27 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.


Duke e marrë parasysh situatën me COVID-19, si dhe mbarëvajtjen e procesit të deklarimit të pasurisë gjatë kësaj kohe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në listat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për informatat e publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: info@akk-ks.org me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve eventuale, sepse shumica e formularëve të deklarimit të pasurisë janë pranuar në mënyrë elektronike në email-adresa të ndryshme të AKK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori