LAJMI I FUNDIT:

Kometa NEOWISE e kapur në imazhe spektakolare, objekti mund të shihet edhe me sy të lirë

Kometa NEOWISE e kapur në imazhe spektakolare, objekti mund të shihet edhe me sy të lirë

Një imazh spektakolar i Kometës C/2020 F3 NEOWISE mbi Romë, Itali, është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Gianluca Masi, me Projektin e Teleskopit Virtual (VTP), kapi skenën më 7 korrik mbi Janiculum Hill, rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale, shkruan Newsweek.

Kometa ishte mjaft e ndritshme, saqë është raportuar se e kanë parë edhe me sy të lirë, transmeton Telegrafi.


“Ishte shumë e qartë të shihej me sy të lirë”, tha Masi për Newsweek.

Astronautët dhe kozmonautët në bordin e ISS gjithashtu kanë arritur të kapin disa foto spektakolare të kometës NEOWISE gjatë ditëve të kaluara, përfshirë këtu edhe anëtarin e ekuipazhit rus Ivan Vagner i cili e përshkroi kometën si “më të ndritshmet gjatë 7 viteve të fundit”.

Objekti, i cili u vërejt për herë të parë nga teleskopi hapësinor NEOWISE i NASA-s më 27 mars, 2020, i ndriçuar arriti distancën e tij më të afërt me diellin më 3 korrik.

Edhe pse kometa mund të jetë e dukshme me sy të lirë, astronomët rekomandojnë të përdorin dylbi për të zbuluar objektin.

Kometa do të bëjë afrimin e saj më të afërt me Tokën më 23 korrik, e cila ka të ngjarë të jetë koha më e mirë për ta parë atë, nëse objekti mbetet i paprekur dhe nuk zbehet. /Telegrafi/