LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Autostrada Kërçovë – Ohër do të përfundojë në vitin 2021

Sheqerinska: Autostrada Kërçovë – Ohër do të përfundojë në vitin 2021

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot vizitoi aktivitetet e punës në autostradën Kërçovë – Ohër.

“Gjatë këtyre ditëve dëgjoni shumë për autostradën Kërçovë -Ohër dhe për këtë shkak jam këtu që me sytë tona të vërtetojmë se sa të rrezikshme janë gënjeshtrat që i dërgojnë ata që të paktën në këtë temë duhet të heshtin”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se kjo autostradë ka nisur dhe shteti ka marrë borxh për këtë, ndërsa pas 4-5 viteve qeverisje të OBRM-PDUKM-së, u pa se “kanë realizuar projekt që është nisur pa dokumentin, pa përllogaritje, pa plan”.


Sipas Sheqerinskës, e vetmja gjë që ka përfunduar është ajo që dëgjohet në ‘bomba’, dhe kjo është marrëveshje për 15 deri 18 milionë euro provizion.

“Provizionin e kanë marrë, por projekti dhe dokumentin nuk lanë. Si Qeveri morëm detyrim që ishte nisur gabimisht që në fillim. Ky shembull, kjo autostradë është dëshmi se sa është e vështirë që nga balta të nxjerish diçka pa projekt, pa plan dhe pa dokumentim”, tha Sheqerinska.

Sheqerinska pret që që në fund të vitit 2021 të përfundojë ndërtimi i kësaj autostrada.

“Presim që kjo autostradë me infrastrukturë të plotë siç i ngjan një shteti normal të përfundojë në fund të vitit 2021”, tha Sheqerinska./Telegrafi/