Kompanitë kosovare që po shkojnë drejtë transformimit digjital kanë mundësi të përfitojne nga Iniciativa për Fuqizim Digjital (DEI) të organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MNVM) do të përfitojnë shërbime për digjitalizim me qëllim që të rrisin performancën, konkurrueshmërinë dhe qasjen në treg.
Shërbimet e digjitalizimit të ofruara në kuadër të DEI përfshijnë:
• E-Commerce / Platformat e Shitjes Online
• Marketing-un Digjital
• Kontabiliteti Digjital dhe / ose HR
• Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM) dhe Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjeve (ERP), dhe
• Programe të ndryshme automatizimi dhe optimizimi
MNVM-të nga të gjithë sektorët mund të bëhen pjesë e DEI, ndërsa inkurajohen për aplikim ndërmarrjet që menaxhohen nga gratë, që vijnë nga zona të disavantazhuara, që ulin varfërinë, që promovojnë ekonomi të gjelbër, dhe ato që përfaqësojnë minoritetet.
Detajet tjera rreth kësaj thirrje si dhe formularin për të aplikuar e gjeni në uebfaqen e KIESA’s në: https://bit.ly/2C6VyME.
Afati për aplikim është 17 korrik 2020.
Iniciativa për Fuqizim Digjital përkrahet nga “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare – ACCESS”, projekt i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur