LAJMI I FUNDIT:

Nga shkurti i vitit 2019 e deri më sot, në Kosovë u raportuan 2080 raste të pickimeve nga rriqrat

Nga shkurti i vitit 2019 e deri më sot, në Kosovë u raportuan 2080 raste të pickimeve nga rriqrat

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 1 shkurti i vitit 2019 e deri më 5 korrik 2020, në Kosovë janë raportuar gjithsejtë 2080 raste të pickimeve nga rriqrat.

IKSHPK në njoftimin e saj ka bërë të ditur se numri më madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve.


Instituti dhe komunat endemike kanë apeluar për kujdes te qytetarët gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.

Sipas të dhënave të grumbulluara në IKSHPK për periudhën 01.02.2019-05.07.2020, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve.

Deri më 05.07.2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta ne EHKK një rast ka rezultuar pozitiv në EHKK.

Komuna e Malishevës ka bërë dezinsektim selektiv në asgjësimin e rriqrave! Komunat tjera endemike po përgatiten dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv.

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori