LAJMI I FUNDIT:

Edhe një 38-vjeçar vdes si pasojë e coronavirusit në Kosovë

Edhe një 38-vjeçar vdes si pasojë e coronavirusit në Kosovë

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë të ditur se ka vdekur vëllai i tij, 38-vjeç i cili ishte prekur nga coronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Shasha përmes një postimi në Facebook.


“Vëllau im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndërroj jetë. Për shkak rrethanave lus për mirëkuptim familjen dhe miqtë. Varrimi do jetë privat”, ka shkruar ai.

Shasha më herët kishte treguar për përvojën e përballjes me virusin dhe punën që po bëhet në Klinikën Infektive, ku po punohet me kapacitete të kufizuara.

Rrëfimi i Demush Shashës nga Klinika Infektive, ku vëllai i tij është i shtrirë me coronavirus
Lexo po ashtu Rrëfimi i Demush Shashës nga Klinika Infektive, ku vëllai i tij është i shtrirë me coronavirus

Shasha kishte thënë se vëllai i tij ishte duke u trajtuar me oksigjenoterpari dhe në Infektive ishte dërguar në gjendje goxha të rënduar shëndetësore.

Ndryshe, që nga 13 marsi e deri tani në Kosovë me coronavirus janë konfirmuar 3 mijë e 178 persona, 1 mijë e 824 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar 59 vdekje, por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

IKSHPK ka njoftuar se aktualisht në vendin tonë raste aktive vazhdojnë të jenë 1 mijë e 296. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori