LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Monstra”, dëshmoi ish-inspektori i policisë

Rasti “Monstra”, dëshmoi ish-inspektori i policisë

Një inspektor tashmë në pension nga Ministria e Brendshme dëshmoi në rastin “Monstra”. Me sugjerimin e prokurorisë, ai tregoi se si ai dhe një koleg i tij gjetën makinën me të cilën pretendohej se ikën autorët e vrasjes brutale të pesëfishtë pranë Liqenit të Smilkovës tetë vjet më parë.

Ata morën urdhër nga oficerët kompetentë, që të kryejnë një ekspertizë në vendngjarje. Detyra e tyre ishte që ta çonin makinën në mënyrë të sigurt në Ministrinë e Brendshme për të kryer ekspertizë. Ata nuk kanë ndërhyrë aspak te Opel Omega e kuqe.

“Ne nuk kishim të dhëna se kush e ka zbuluar vendndodhjen e automjetit, është një pjesë operative dhe gjithçka kaloi nëpërmjet grupit hetimor kriminalistik. Me urdhër të tyre, ne shkuam ta marrim makinën. Para nesh mund të ketë qenë vetëm një inspektor për vrasje”, tha ish-inspektori në Ministrinë e Brendshme.


Në seancën e fundit, prokurorja Fatime Fetai theksoi se natën kur ndodhi masakra, ishte hartuar një shënim zyrtar se ishte gjetur një automjet. Dokumenti nuk thotë se cilët zyrtarë e gjetën atë, ose kush është dëshmitari që raportoi se e ka parë makinën.

Për gjykimin e radhës, prokuroria thirri kryeshefat që urdhëruan të merret Opel Omega për të shpjeguar se si e gjetën atë. Me këtë, do të përfundojnë dëshmitarët e prokurorisë dhe do të fillojnë ata të të pandehurve.

Në këtë rast dëshmuan politikanët aktualë – Zoran Zaev, Ali Ahmeti, por edhe ish-zyrtarë si Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovska. Gjashtë persona janë akuzuar për vrasjen brutale në Smilkovcë. Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët janë në Kosovë, janë në arrati dhe vendi ynë kërkon me vite ekstradimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori