HalkBank me aplikacion për pagesë pa kontakt nëpërmjet celularit tuaj
Përdoruesit e kartelave pagesore të Halkbank Mastercard tani do të jenë në gjendje të paguajnë pa kontakt me pajisjet e tyre celular, përmes aplikacionit të ri HalkPay.
Nga 3 korriku, klientët e Halkbank të cilët janë përdorues të kartelave pagesore Mastercard dhe kanë një pajisje me sistemin operativ “Android”, nga Google Play Store do të mund të shkarkojnë aplikacionin për pagesa pa kontakt HalkPay.
Celularët tashmë janë duke u bërë një portofol dhe tani e tutje të gjithë përdoruesit e kartelave pagesore Mastercard, pavarësisht nëse janë kreditorë ose debitorë, do të jenë në gjendje të shijojnë pagesën pa kontakt në të gjitha POS-terminalet, që kanë teknologji NFC përmes aplikacionit HalkPay.
Pas instalimit të HalkPay dhe aktivizimit të kërkuar, përdoruesi gjithçka që duhet të bëjë është ta afrojë celularin e tij pranë terminalit POS dhe pagesa do të bëhet, ndërsa aplikacioni mundëson gjithashtu pagesa me disa kartela Mastercard të regjistruara në bankë, si dhe shqyrtim të transaksioneve që janë bërë në mënyrë të dixhitalizuar.
“Pas prezantimit të shërbimit ‘SMART CASH’, i cili mundëson tërheqjen e parave nga ATM pa përdorimin e kartelës dhe është një risi në tregun bankar në Maqedoni, përmes aplikacionit HalkPay ju mundësojmë klientëve tanë – atyre fizik, përdorim të lehtë dhe të sigurt të pagesës përmes celularit. Në këtë mënyrë, klienti ynë me të vërtetë do ta ketë portofolin e tij në pajisjen e tij celular. Tani ai po përfiton nga paketa e vetme e këtij lloji në treg për pagesa në para dhe transaksione në formë dixhitale përmes telefonit celular”, tha Maja Naumovska-Saveska, drejtore e marketingut në HalkBank.
Ndërsa nga “Mastercard” thonë se në kohën kur distancimi sociale nuk ka të bëjë vetëm me shmangien e kontakteve në mes njerëzve, por edhe me shmagien e kontakteve me pajisjet publike, pagesa pa kontakt për blerjet e përditshme është në rritje.
“Mastercard ka qenë një udhëheqës global për vite me radhë në kalimin në transaksione pa kontakt, duke përfaqësuar mënyrën e thjeshtë, të sigurt dhe të shpejtë për të paguar kudo në botë. Futja e aplikacionit HalkPay në Maqedoni është një përgjigje ndaj ndryshimit të shpejtë të zakoneve të përdoruesve lokalë dhe tani pagesa përmes celularëve janë në dispozicion edhe për klientët e Halkbank”, deklaroi Maja Ivanova, menaxhere në Mastercard për Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën.
Aplikacioni mobil HalkPay është mundësuar përmes teknologjisë MDES Mastercard (Mastercard Digital Enablement Digital), e cila është një zgjidhje inovative për pagesa dixhitale dhe falë të cilave transaksionet janë më të shpejta dhe u ofron përdoruesve një mënyrë më të mirë për të blerë dhe paguar, si dhe pagesa më të sigurta nga pajisjet e shumta të lidhura përmes prekjes ose klikimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025