Hapet rruga për fillimin e investimeve nëpër komuna në projektin e efiçiencës së energjisë
Sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është nënshkruar marrëveshja në mes të Agjencisë së Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë. Në ceremoninë e nënshkrimit i pranishëm ishte edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
“Efiçienca e Energjisë konsiderohet nga Qeveria e Kosovës një komponentë thelbësore e planifikimit strategjik dhe ekonomik si dhe për zhvillimin e Kosovës, prandaj është përcaktuar të kontribuojë drejt arritjes së caqeve për EE, duke krijuar për qytetarët stimuj në kursimin e energjisë, por edhe për tregjet e hapura dhe aplikimin e bizneseve të reja për EE teknologjitë.
Si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe si nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Associimit (MSA), Kosova është obliguar që t’i transpozojë dhe zbatojë Acquis Communautairei që ndërlidhen me Efiçencën e Energjisë. Republika e Kosovës dhe institucionet e saj përgjegjëse në fushën e EE kanë shprehë vullnetin e tyre drejt përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë”, thuhet në njoftim.
Tanimë është funksionalizuar Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë sipas ligjit për Efiçencë të Energjisë, Kosova është shteti i parë ne rajon që themelon një mekanizëm financiar për masat e Efiçencës se Energjisë në të gjithë sektorët e konsumit të energjisë.
Me ratifikimin e marrëveshjes të datës 15 janar 2015 ndërmjet Republikës së Kosovës (Pranuesi) dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim në vlerë 31 milionë dollarë, me zbatimin e suksesshëm të Projektit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Burime të Rinovueshme (PKEEER), Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përmes Agjencisë se Kosovës për Efiçencë të Energjisë ka shprehur gatishmërinë që pakon e fundit për
komunat ta zbatojë përmes Fondit të Kosovës për Efiçencë te Energjisë përmes kësaj marrëveshje, vlera e së cilës është 5 milionë euro.
“Me qëllim për ta zgjeruar fushën e programit në bazë më të qëndrueshme me krijimin e Fondit të Kosovës për Efiçencë te Energjisë ristrukturimi i PKEEER do të këtë financim shtesë që do të kanalizojnë 10,37 milionë dollarë amerikanë në fondet e grantit të Instrumentit të BE-së për Para-Anëtarësim (IPA II prej 9.6 milionë euro në fushën e efiçencës së energjisë.
Nga ky fond do te përfitojnë te gjitha komunat e Kosovës, në sektorin e Arsimit, Shëndetësisë, Administrativ dhe të tjera sektore dhe më e rëndësishmja është se do të krijojë një strukturë të përhershme institucionale si mekanizëm financiar që mund të vazhdojë me renovimin e ndërtesave publike, dhe përfundimisht të zgjerohet në sektorin rezident, si p.sh. blloqe apartamentesh dhe shtëpi individuale, si dhe do te zgjerohet edhe ne sektorin e privat të bizneseve”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze