LAJMI I FUNDIT:

A po mbetet bota pa kafshë? Numri i gjirafave është zvogëluar për 40 për qind – shumica prej tyre vriten nga gjuetarët

A po mbetet bota pa kafshë? Numri i gjirafave është zvogëluar për 40 për qind – shumica prej tyre vriten nga gjuetarët

Gjatë javës së kaluar është shënuar dita e gjirafës në mbarë botën. Gjirafat e mëdha nuk janë preja e preferuar e kafshëve tjera, por të vegjlit e tyre po.

Statistikat tregojnë se 75 për qind e gjirafave të vogla e pësojnë nga luanët, leopardët, hienat, qentë e egër dhe krokodilët. E gjirafat e mëdha janë shumë të pëlqyera nga njerëzit, transmeton Telegrafi.


Edhe pse në natyrë përqindja e vdekjeve të gjirafave të vogla është shumë e madhe, ky fakt nuk ka kontribuar në rënien e numrit të tyre.

Kjo specie është në rënie për shkak të ndikimit të faktorit njeri. Banorët lokal shpesh i shfrytëzojnë për punë të ndryshme, e kontribut të madh japin edhe gjuetarët që i vrasin në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë dekadave të fundit numri i gjirafave është zvogëluar për 40 për qind. Në vitin 1999 në botë ishin 140 mijë, ndërsa sot vetëm 80 mijë.

Në shtatë vende afrikane, gjirafat po zhduken. Dy lloje të gjirafave edhe zyrtarisht janë futur në listën e specieve që janë në zhdukje. Në tërë botën ekzistojnë katër lloje të gjirafave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori