LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Gjakovës katër pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi

Në Spitalin e Gjakovës katër pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” aktualisht janë të hospitalizuar 8 pacientë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ku katër prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala i shtoi se aty janë të shtruar edhe 3 persona të tjerë të cilët janë në pritje të rezultatit.

Ai po ashtu tha se gjendja e pacientëve të tjerë me COVID19 që janë të shtrirë në spitalin e Gjakovës është në përgjithësi stabile.


“Momentalisht i kemi 11 pacientë të hospitalizuar… Tetë janë pozitivë, katër janë me oksigjen në përgjithësi gjendjen e kanë mirë dhe stabile…Me siguri që sot do u bëhen atyre që janë në pritje…Besoj që janë tre”, tha Shala.

Shala tha se Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës për trajtimin e personave të infektuar me COVID-19 i ka në dispozicion 30 shtretër.

Drejtori i këtij spitali thotë se po ashtu kanë edhe pajisje medicinale dhe mbrojtëse për trajtimin e këtyre pacientëve.

“I kemi 30 shtretër në repartin e Infektives bashkë me Dermatologjinë që janë të përgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID.Mostrat merren këtu testet bëhen në Institutin në Prishtinë…Kemi kapacitete t’i trajtojmë këtë numër të pacientëve për momentin, por nëse vazhdon fluksi në rritje pastaj vështirësitë mund t’i kemi më vonë. Për momentin është mirë, pajisjet që na shërbejnë për luftimin e COVID-it i kemi”, theksoi drejtori i spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Por drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala e sheh më problematike menaxhimin e pandemisë nëse kemi rritje të rasteve pozitive me COVID-19.

“Nëse vazhdon ky fluks i pacientëve, ky ritëm në Kosovë atëherë do jetë problem në krejt Kosovën jo vetëm në Gjakovë ky ritëm i testeve pozitive i rezultateve atëherë do na shkaktojë problem”, u shpreh ai.

Shala theksoi se në këtë spital janë duke u kryer edhe shërbime të tjera mjekësore sipas nevojës së pacientëve.

Vetëm në ditën e djeshme në Kosovë pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 79 persona, kurse 71 kanë rezultuar si të shëruar. Kurse, aktiv me koronavirus vazhdojnë të jenë 1250 persona. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori