LAJMI I FUNDIT:

Zambakët e zjarrtë për kopshtin më të mirë: Zambakët duhet të lulëzojnë në çdo kopsht

Zambakët e zjarrtë për kopshtin më të mirë: Zambakët duhet të lulëzojnë në çdo kopsht

Lulja më e bukur e verës në ngjyra të zjarrta – shikojeni galerinë e magjishme të zambakëve!

Vera na sjell ngjyrat më të bukura dhe dhurata në kopshte – lule magjike zambakësh.

Zambaku i zjarrtë i lulëzuar zgjon frymën e romantikës dhe elegancës në kopsht, ndërkaq lulet unike çdo mëngjes dhe mbrëmje vere krijojnë përshtypje e kënaqjes në kopshtin e përrallave.


Kjo lule shumë e bukur nuk është e komplikuar për t’u mirëmbajtur, transmeton Telegrafi.

Gjatë vapës së madhe është e nevojshme ujitja, ndërsa si shpërblim lulet do të kenë aromë dhe do të zbukurojnë kopshtin deri në fund të shtatorit.

Nëse dëshironi zambakë të veçantë në kopsht, atëherë zambaku me ngjyrë të verdhë tigri me lara ngjyrë të kafenjtë është lule e përsosur për shtëpinë tuaj.

Shpirtrat romanikë me siguri do t’i ngazëllejë butësisht zambaku i trëndafiltë me nimfa deti, ndërsa zambaku afrikan do ta zbukurojë çdo tarracë.

Disa lloje zambakësh mund t’i kultivoni në saksi, siç janë zambaku ananas dhe zambaku gloriosa. /Telegrafi/