Në dukje i prerë në fytyrë, por megjithatë me ton të qetë dhe mjaft të kontrolluar, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, iu drejtua përmes një videomesazhi popullit: Unë do të tërhiqem menjëherë, nëse konfirmohen akuzat ndaj meje. Me këtë ai theu heshtjen e pakuptimtë prej disa ditësh, që pas bërjes publik të lajmit për akuzën e Prokurorisë Speciale për krime lufte ndaj tij. Ky lajm e gjeti Thaçin rrugës drejt Uashingtonit, ku ishte planifikuar një samit me Serbinë me ndërmjetësimin e ShBA-së. Takimi, që mund t’i jepte impuls të ri dialogut të ngrirë mes Beogradit dhe Prishtinës, u shtye.
Deri në tetor është afati i konfirmimit ose rrëzimit gjyqësor të akuzës. Deri atëherë Thaçi do të qëndrojë në post. Është e vështirë ta përfytyrosh që ai do të mundet të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën me besueshmëri në dialogun me Serbinë, pasi pozicioni i tij në tryezën ndërkombëtare të bisedimeve është dobësuar në sfondin e një padie, që ende nuk është konfirmuar.
Në fjalën e tij, Thaçi u përbetua për pafajësinë, vlerësoi meritat e UÇK-së në luftën për liri dhe kundër represionit të regjimit të Sllodoban Milosheviqit si dhe lëvdoi arritjet e deritanishme në Kosovë. Sipas tij, është hapur një kapitull i ri i vështirë dhe Kosova duhet të përballet me të shkuarën. Edhe ai vetë, tha, do të përballet me këtë proces.
Njëkohësisht, Thaçi e akuzoi bashkësinë ndërkombëtare për njëanshmëri, për trajtimin joproporcional të Kosovës lidhur me zbardhjen e së kaluarës nga lufta. Presidenti nuk la pa komentuar as veprimet juridike, duke e quajtur “skandal” kohën dhe mënyrën se si u bë publik lajmi për aktakuzën nga Prokuroria Speciale.
Por, pikërisht hapave juridikë nuk do të duhej t’u referohej. Sepse, drejtësia nuk duhet paragjykuar. Po ashtu, vlen prezumimi i pafajësisë së të pandehurit për aq kohë sa ai nuk është gjykuar. Ndaj, tani është e papërshtatshme të flitet për faj apo pafajësi. Po ashtu, sikurse është e papërshtatshme që t’u referohesh spekulimeve dhe teorive të komplotit lidhur me kohën e publikimit të aktakuzës paraprake. Këto nuk i shërbejnë askujt. Fakt është që gjatë njëzet viteve, pas luftës në Kosovë, është arritur shumë për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Vetë fakti që tani mund të ngrihet një akuzë edhe ndaj presidentit, tregon që sistemi funksionon.
Është si ironi e fatit që më 2015 ishte pikërisht Hashim Thaçi kryeministër, i cili u angazhua fuqishëm për ta çuar përpara krijimin e Gjykatës Speciale. Themelimi i kësaj gjykate, për zbardhjen e krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët në vitet 1998-1999, ishte një ndër ligjet më të debatuara në Kosovë. Me krijimin e saj Kosova tregoi forcë dhe bëri një hap të pashembullt në rajon.
Këto procese duhet të shihen edhe si një shans për një fillim të ri: Kosovës i duhen tani raporte të qarta, në mënyrë që energjitë të përqendrohen në nismat për zgjidhjen e problemeve. Historia e Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet personalizuar. Është e padiskutueshme që shumë nga politikanët që drejtojnë sot vendin, kanë kontribuuar fuqishëm për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Por, në radhë të parë këto arritje janë meritë e njerëzve të Kosovës. E, pikërisht ata meritojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.
Ndaj, ka pak rëndësi se prej kujt dhe ku do të nënshkruhet një ditë një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. E rëndësishme është që përmes këtyre proceseve Kosova në fund të dalë më e fortë, më e konsoliduar dhe më e besueshme. Këto procese janë të pa alternativë për demokratizimin e vendit. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj