LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Cakaj publikisht ka folur për ndarjen e Kosovës

Abazi: Cakaj publikisht ka folur për ndarjen e Kosovës

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Gent Cakaj e ka marrë detyrën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë pasi që paraardhësi i tij Ditmir Bushati kundërshtoi ndarjen e Kosovës.

“Me qenë i verbër e mos me pasë sy në ballë nuk do të thotë mos me pasë tru me kujtu që Ditmir Bushatin e larguan nga Ministri i punëve të jashtme sepse refuzoi ndarjen e Kosovës”, ka shkruar Abazi në një postim në Facebook.

“Ndërsa çuni u bë ushtrues-detyre meqë publikisht, në TV, ka folur për ndarjen e Kosovës derisa shefi tij e kualifikonte si patetike pyetjen për krimet serbe në Kosovë”, ka thënë Abazi.


Reagimi i Abazit vjen pasi Cakaj sonte në një intervidtë televizive ka aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje sa ka pasë agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Cakaj thotë se Vetëvendosje ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
Lexo po ashtu Cakaj thotë se Vetëvendosje ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

“…Në vend që të ketë bashkërendim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka pasë agjendë për të thelluar hendekun. Dikush e ka bërë në emër të patriotizmit. Kush e ka bërë dihet, është e qartë cilat janë adresat dhe kush flet me kësi gjuhe dhe kush parti në Kosovë dhe disa të kolegë të tyre në Shqipëri janë makineri e propagandës e shpifjes dhe dezinformimit”, tha Cakaj. /Telegrafi/