LAJMI I FUNDIT:

Cakaj thotë se Vetëvendosje ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Cakaj thotë se Vetëvendosje ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke folur për akuzat që i janë bërë për angazhim në ndarje të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka mbidozë të konspiracionit.

“Republika e Shqipërisë nuk është pjesë e grupit negociator të Kosovës dhe nuk mund të bëjë marrëveshje as të përcaktojë territore, nuk jemi në pozicion për ratifikim të marrëveshjes. Si po i preka hartat Shqipëria në emër të emër të Kosovës për ata që përçajnë kombin duke u thirrur në bashkim kombëtar”, tha Cakaj, në Rubikon të Klan Kosovës.

Cakaj ka aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje sa ka pasë agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.


“Kryeministri Rama e tha në konferencë për shtyp thënien e Fishtës se ‘shqiptarët janë siç i do hasmi’. Në vend që të ketë bashkërendim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka pasë agjendë për të thelluar hendekun. Dikush e ka bërë në emër të patriotizmit. Kush e ka bërë dihet, është e qartë cilat janë adresat dhe kush flet me kësi gjuhe dhe kush parti në Kosovë dhe disa të kolegë të tyre në Shqipëri janë makineri e propagandës e shpifjes dhe dezinformimit”, tha Cakaj.

“Është e turpshme që një grup i njerëzve të pafytyrë dhe gënjeshtar… Jam i vetmi që kam thyer kodet diplomatike dhe kam nxjerr listat e takimit ku kam qenë. Se ku kam lobuar nuk kanë qenë në gjendje të argumentojnë asnjë pandehmë. Është e drejtë e tyre të spekulojnë. Sa i përket VV-së, sepse VV është e interesuar për çështjet e brendshme në Shqipëri”.

“Dua të sqaroj se nuk kam fol asnjëherë për bashkim kombëtar, nuk kam pasë fjalë të mëdha. Kam folur për bashkëpunim brendakombëtar dhe kam dhënë shembullin e duhur se si intesifikohet agjenda rajonale e Shqipërisë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori