LAJMI I FUNDIT:

Skenë e pazakontë në Saint Louis, demonstruesit shfaqen para pronës së tyre – burrë e grua mbrojnë pragun e shtëpisë me armë në duar

Në Saint Louis të SHBA-ve është filmuar një burrë dhe një grua duke mbrojtur me armë në duar pragun e shtëpisë, kundër aktivistëve të “Black Lives Matter” që ishin shfaqur në turmë para pronës së tyre.

Disa video të grindjes janë bërë virale në rrjetet sociale, kurse dyshja është duartrokitur nga shumë që ruajtën pragun e shtëpisë, e pjesa tjetër i ka kritikuar ashpër për shkak të mbajtjes së armëve duke ua bërë me dije masës së mund ta pësojnë nëse tentojnë të bëjnë diçka, transmeton Telegrafi.

Edhe pse pretendohet që aktivistët janë futur në pronën e tyre, nuk ekziston ndonjë video dëshmi se ata kanë bërë vërtetë një gjë të tillë, por në videot e publikuara më poshtë shihen aktivistët duke filmuar dyshen e armatosur.

Ata u bërtisnin demonstruesve duke i urdhëruar të largohen nga prona private, kurse kohë pas kohe ua drejtonin armët aktivistëve që ishin mbledhë para shtëpisë së tyre luksoze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Kalo në kategori